Shiu qė ka rėnė gjatė ditėve tė vikendit nė komunėn e Mitrovicės, ka bėrė qė lumi Sitnica tė dal nga shtrati i vet, me ērast nė lagjen 2 Korriku, janė vėrshuar disa shtėpi, kėshtu qė ėshtė rrezikuar jeta e qytetarėve dhe janė shkaktuar dėme tė konsiderueshme, si dhe janė vėrshuar qindra hektarė tokė buke pėrgjatė shtratit tė lumit.
Nė lagjen 2 Korriku janė rrezikuar 14 familje me 120 anėtarė, shtėpitė e tė cilave janė vėrshuar plotėsisht nga uji i lumit Sitnica. Kjo gjendje e krijuar ka bėrė qė Drejtoria pėr Mbrojtje Civile dhe Gatishmėri Emergjente (DMCGE) tė mobilizohet me tėrė kapacitetin e saj pėr tė evituar pasojat e vėrshimeve.
Gjatė natės kjo drejtori ka mobilizuar ekipin e kėrkim shėptimit tė Brigadės sė Zjarrfikėsve, me ērast janė evakuar tė gjitha familjet e rrezikuara. Tė gjitha familjet e evakuara janė vendosur tek tė afėrmit apo fqinjėt e tyre, ndėrkohė qė DMCGE po bėnė pėrpjekje, nė bashkėpunim me UNHCR-in, Kryqin e Kuq dhe organizatat tjera humanitare tė sigurojė ndihma nė ushqim dhe veshėmbathje.
Ekipet e DMCGE janė duke i vazhduar aktivitetet pėr evitimin e pasojave tjera tė vėrshimit, si dhe janė duke bėrė vlerėsimin e dėmeve tė shkaktuara, ndėrkohė qė niveli i ujit ėshtė duke rėnė, gjė qė po e ndihmon aktivitetin e ekipeve tė DMCGE-sė.
Reshjet e fundit tė shiut dhe borės kanė shkaktuar edhe pengesa nė qarkullim nė disa rrugė rurale tė komunės. Gjendja mė e vėshtirė ėshtė ėshtė paraqitur nė disa rrugė tė fshatrave tė Shalės sė Bajgorės, kėshtu qė fshatrat Selac dhe Vllahi kanė mbetur tė bllokuara pėr shkak tė mbylljes sė rrugėve nga ortiqet e borės.
DMCGE, nė bashkėpunim me Zonėn e IV tė TMK-sė kanė ndėrmarrė masa gjatė ditės sė sotme pėr zhbllokimin e rrugės pėr nė Vllahi, ndėrsa rruga pėr nė Selac pritet tė zhbllokohet mė vonė.
Familjet e vėrshuara nga lumi i Sitnicės sot i ka vizituar, nėnkryetari i Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi. (ZMP)
|