Pėrfaqėsuesit e fshatit Suhadoll kanė njoftuar kryetarin e Kuvendit tė Komunės, Faruk Spahija, se tė mėrkurėn, mė 30.03.2005, rreth orės 14:00, rreth 50 serbė tė lagjės Kroi i Vitakut, kanė shkaktuar incident, duke provokuar rėndė banorėt e Suhadollit, por qė fal gjakėftohtėsisė dhe syqeltėsisė sė vet banorėve tė fshatit, incidenti nuk ka eskaluar.
Sipas pėrfaqėsuesit tė fshatit, Shefki Ymeri, serbėt fillimisht ua kishin vėnė zjarrin barishteve nė pronat e shqiptarėve dhe nė momentin kur pesė tė rinjė tė fshatit kanė dalur pėr tė shiquar se ēka po ndodh, ata janė sulmuar dhe ndjekur nga ekstremistėt serbė deri tek shtėpia e Ylli Salihut. Provokimet e ekstremistėve serbė nuk janė ndalur vetėm me kaq por ata kanė gjujatur me gurė nė shtėpinė e Yllit, kanė pėrdorė fjalė ofenduese kundėr shqiptarėve, si dhe i kanė kėrcėnuar se poqese dalin jashtė shtėpive do tė pėsojnė.
Pas kėsaj, nė drejtim tė serbėve janė nisur edhe rreth 15 shqiptarė tė fshatit Suhadoll, por fatbardhėsisht, falė gjakftohtėsisė dhe syqeltėsisė sė tyre, nuk ka ardhur deri te incidenti, i cili ka mundr tė ketė pasoja tė rėnda pėr tė dyja palėt.
Nė vendin e ngjarjes nė ndėrkohė kanė dalur pjestarėt e KFOR-it dhe SHPK-sė, tė cilėt kanė arritur qė ta shpėrndajnė turmėn.
Pėrfaqėsuesi i fshatit Suhadoll Shefki Ymeri, ka njoftuar se nė krye tė serbėve qė kanė shkaktuar incidentin, kanė qenė edhe dy pjestarė serbė tė SHPK-sė, me uniforma, si dhe njė tjetėr pa uniformė emrat e tė cilėve janė tė njohur pėr banorėt e fshatit. Ymeri, ka kėrkuar nga kryetari i Kuvendit tė Komunės, Faruk Sphija, qė tė kėrkojė nga eprorėt e SHPK-sė qė tė fillojnė procedurėn pėr identifikimin e policėve serbė tė SHPK-sė, me qėllim qė ndaj tyre tė ndėrmirren masa ligjore.
Kryetari i Kuvendit tė Komunės, Faruk Spahija, incidentin e shkaktuar nga ekstremistėt serbė dhe ka kėrkuar nga shqiptarėt qė tė tregohen tė matur nė veprimet e tyre, nė mėnyrė qė mos tė bien pre e provokimeve tė ekstremistėve dhe qė tė angazhohen maksimalisht pėr ruajtjen e gjendjės stabile tė situtės sė sigurisė.
Gjatė ditės, kryetari Spahija, ka biseduar me pėrgjegjėsit e SHPK-sė nė Mitrovicė dhe ka kėrkuar nga ata qė tė ndėrmarrin masa efikase pėr ndriēimin e rastit dhe pėr parandalimin e incidenteve tė kėtilla dhe tė ēfarėdo natyre tjetėr qofshin, qė do tė ndikonin nė prishjen e rendit dhe qetėsisė publike, si dhe nė destabilizimin e situatės sė gjithėmbarshme politike e tė sigurisė.
Poashtu, kryetari Spahija, ka kėrkuar nga eprorėt e SHPK-sė qė, poqėse konstatohet pjesėmarrja e policėve serbė tė SHPK-sė nė incident, ndaj tyre tė ndėrmirren masa tė menjėhershme diciplinore dhe tė tjera.
Kryetari i Kuvendit tė Komunės, Faruk Spahija, lidhur me kėtė incident do tė bisedojė edhe me pėrfaqėsuesit e BSHVL-sė.
Banorėt e fshatit Suhadoll kanė caktuar njė tubim pėr tė enjtėn nė orėn 18:00, nė tė cilin do tė marrin pjesė edhe pėrfaqėsuesit e komunės, KFOR-it, policisė sė UNMIK-ut dhe SHPK-sė, nė tė cilin do tė shqyrtohet gjendja e sigurisė dhe do tė pėrcaktohen masat pėr tiu kundėrvėnė provokimeve tė tjera eventuale tė ekstremistėve serbė. (ZMP)
|