Pres qendra e BSHVL-sė nė Mitrovicė ka njoftuar tė enjtėn se nė kuadėr tė ndryshimeve tė mėnyrave tė reja vepruese tė sigurisė, tė bėra nga Brigada Shumėkombėshe Veri - Lindje, ushtarėt danez tė KFOR-it, qė janė tė vendosur nė pjesėn perėndimore tė Mitrovicės, gjatė ditėve tė ardhshme do tė pėrqėndrohen nė trekėndėshin Vinarc Mitrovicė Zveēan.
Njoftohet se kėta ushtarė do tė kryejnė nė tė njejtėn kohė edhe patrullime nė kėtė zonė tė re, e qė do tė thotė se do tė jenė mė tė pranishėm dhe mė tė dukshėm.
Koloneli Petersen, komandant i Batalonit Danez, lidhur me kėtė thotė se ushtarėt e tij do tė vazhdojnė tė kryejnė detyrėn e vet tė sigurisė nė rrethinė dhe nė vet qytetin e Mitrovicės.
Ne do tė jemi edhe mė afėr banorėve, mė tė pranishėm nėpėr rrugėt e Mitrovicės dhe tė gatshėm pėr tė intervenuar nė rast nevoje. Do tė veprojmė me qėllim tė krijimit tė mardhėnieve tė mira nė mesin e banorėve qė gjenden nė zonėn tonė tė re tė pėrgjegjėsisė, thotė koloneli Petersen.
Pėr Brigadėn Shumėkombėshe Veri-Lindje, ky dispozitiv i ri tregon vullnetin e vazhdueshėm, ripėrtėritjen e formės pėr sigurimin e njė mjedisi tė sigurtė dhe harmonik pėr qytetarėt e Kosovės, thuhet nė komunikatėn e pres qendrės sė BSHVL-sė. (ZMP)
|