Shpalljet e fundit
Tė hėnėn, mė 8 gusht, DKRS do tė mbajė konfernėce pėr shtyp
Tė martėn, mė 9 gusht, Drejtoria pėr Inspekcion do tė mbajė njė konferencė pėr shtyp
Tė premtėn, mė 5 gusht mbahet mbledhja e 33-tė e rregullt e Kuvendit tė Komunės
Tė hėnėn, pėrfaqėsuesit e Ministrisė pėr Kthim dhe Komunitete do tė qėndrojnė nė Mitrovicė
Sot do tė mbahet mbledhja e 32-tė e rregullt e Kuvendit tė Komunės
 
Banorėt e Suhadollit kėrkojnė shtrirjen e pushtetit tė komunės nė pjesėn veriore

Kryetari Spahija nė takim me banorėt e Suhadollit_1.jpgKryetari i Kuvendit tė Komunės, Faruk Spahija, ka marrė pjesė nė tubimin e banorėve tė Suhadollit, nė tė cilin u shqyrtua situata e krijuar pas incidentit tė shkaktuar tė mėrkurėn nga ekstremistėt serbė. Nė takim ishin tė pranishėm edhe nėnkoloneli, Ergin Mediq, komandant rajonal i SHPK-sė dhe pėrfaqėsuesit e batalionit danez tė KFOR-it.

Banorėt e Suhadollit edhe njė herė folėn pėr tė gjitha tė kėqijat qė ekstremistėt serbė ua kanė bėrė atyre para, gjatė dhe pas luftės duke i vrarė, djegur, rrahur, maltretuar, nėnēmuar. Ata thanė se ka ardhė koha qė provokimeve tė ekstremistėve serbė t’u ipet fund, nė mėnyrė qė nė ato hapėsira shqiptarėt, por edhe pjestarėt e komuniteteve tjera tė jetojnė nė paqe dhe pa probleme. Shumė banorė tė Suhadollit treguan se i njohin me emra dhe me numra identifikues pjestarėt serbė tė SHPK-sė qė i kanė udhėhequr ekstremistėt serbė pėr tė shkaktuar incidentin e sė mėrkurės.

Duke kėrkuar ndihmėn e institucioneve komunale, pėr tė cilėn thanė se nuk u ka munguar kurrė, sidomos ajo e kryetarit Spahija, si dhe ndihmėn e institucioneve ndėrkombėtare, posaqėrisht tė kompetentėve pėr siguri, pėr parandalimin e provokimeve dhe ekceseve tė kujtdo qoftė, banorėt e Suhadollit thanė se janė tė paluhatshėm pėr tė qėndruar nė pronat e tyre dhe shumė tė vendosur pėr tė mos lejuar mė provokime qafre ishin ato tė sė mėrkurės.

Kryetari i Kuvendit tė Komunės, Faruk Spahija, pasi qė shprehu keqardhje pėr incidentin e fundit, duke i ndarė me kėtė rast shqetėsimet e tij me banorėt e Suhadollit, shprehu mirėnjohje pėr qėndrimin dhe maturinė e suhadollasve me rastin e incidentit tė shkaktuar nga ekstremistėt serbė.

Kryetari Spahija, u tha suhadollasve se ju gjatė gjithė kohės sė pasluftės jeni treguar tė gatshėm dhe keni marrė pėrgjegjėsinė pėr ruajtjen e paqes nė hapėsirat ku jetoni dhe se zgjidhjen e problemeve me tė cilat jeni ballafaquar e keni kėrkuar pėrmes rrugėve institucionale, prandaj kjo duhet tė ēmohet dhe vlerėsohet, por ėshtė fatkeqėsi qė institucionet nuk janė treguar ēdoherė nė nivelin e pėrgjegjėsisė sė tyre pėr t’ju dalur nė ndihmė.

Pasi qė tha se ajo qė ka ndodhur nuk ėshtė e rastėsishme, kryetari Spahija, tha se ka edhe tė atillė qė rezultatet qė po i arrijnė institucionet e vendit dhe ato komunale nė tė gjitha fushat nuk iu konvenojnė, por pėrkundrazi janė pengesė pėr realizimin e synimeve tė tyre te errėta.

Ai u tha suhodollasve se do tė angazhohet si gjithnjė maksimalisht qė nė bashkėpunim me kompetentėt pėr siguri, tė marrė tė gjitha masat pėr ruajtjen e paqes dhe tė arriturave nė kėto hapėsira, si dhe pėr pamundėsimin e veprimeve tė ekstremistėve kushdo qofshin ata, duke kėrkuar njėkohėsisht syqeltėsi, maturi dhe sjellje tė dinjitetshme tė banorėve tė Suhadollit, ashtu sikur janė treguar deri tash.

Pėrfaqėsuesit e batalionit danez tė KFOR-it, u thanė qytetarėve tė Suhadollit se diskutimet e tyre ishin korrekte, kėrkesat e arsyeshme dhe ua sqaruan atyre mėnyrėn e re tė veprimit tė kėtij batalioni, qė ėshtė nė funksion qė ėshtė si rezultat i pėrmirėsimit tė situatės dhe i normalizimit tė jetės nė Suhadoll dhe rrethinė.

Komandanti i SHPK-sė pėr rajonin e Mitrovicės, nėnkoloneli Ergin Mediq, e vlerėsoi si shumė tė mirė tubimin e banorėve tė Suhadollit dhe u premtoi atyre se do tė angazhohet pėr ndriēimin e plotė tė rastit dhe pėr marrjen e masave ndaj tė gjithė atyre qė kanė rėnė ndesh me ligjin, pra edhe ndaj pjestarėve tė SHPK-sė qė e kanė keqpėrdorė uniformėn e SHPK-sė.

Nėnkoloni Mediq, u tha suhadollasve se SHPK-ja po aftėsohet ēdo ditė pėr tė ruajtur paqen dhe pėr krijuar kushte pėr siguri tė plotė tė qytetarėve, duke kėrkuar nga ata qė tė bashkėpunojnė me pjestarėt e SHPK-sė, por edhe me policinė e UNMIK-ut dhe tė KFOR-it.

Pas diskutimeve tė shumta dhe konstruktive, tė pranishmit nė takim, si banorėt, ashtu edhe mysafirėt u dakorduan pėr miratimin e konkluzioneve tė propozuar qė kanė pėr qėllim parandalimin e incidenteve, ruajtjen e paqes, ngritjen e nivelit tė sigurisė, krijimin e kushteve pėr lėvizje tė lirė dhe pėrmirėsimin e jetės tė banorėve tė Suhadollit.

Ndėr nėntė konkluzionet e miratuara, qė kryesisht u adresohen UNMIK-ut, policisė dhe KFOR-it, janė edhe ato nė tė cilat kėrkohet  qė tė ndėrpriten tė gjitha provokimet e ekstremistėve serbė tė lagjės “Kroi i Vitakut” ndaj banorėve tė fshatit Suhadoll, qė tė kriohet siguri pėr bujqit  qė normalisht tė punojnė pronat e veta bujqėsore pa u penguar nga ekstremistėt serbė, tė mundėsohet qarkullimi i lirė i tė gjithė qytetarėve nė aksin rrugor Vinarc i Epėrm – Mitrovicė pa dallim pėrkatėsie etnike, tė ndėrmirren tė gjitha masat ligjore ndaj personave qė prishin rendin dhe qetėsinė dhe ta marrin dėnimin e merituar, tė ndėrpritet indiferenca e policisė sė UNMIK-ut ndaj ekstremistėve serbė, tė mundėsohet shtrirja e pushtetit lokal nė pjesėn veriore.(ZMP)

 

Postuar me datë:01-04-2005
Lajmet e fundit
Kryetari Spahija pėrgėzon minatorėt pėr rifillimin e prodhimit nė “Trepēė”
Nė komunėn e Mitrovicės sė shpejti fillon aksioni pėr vrasjen e qenėve endacak
Nė minierėn “Trepēa” nė Stan Tėrg rifilloj prodhimi
Kėshilli i Qytetarėve tė Veriut tė Mitrovicės apelon qė tė ndalet dukuria e shitblerjes
Nė veri tė Mitrovicės u pavarėsua stacioni policor
 
Regjistrohu për informatorë
 
Mbështetur nga:
Dizajnuar nga ATI-KOS