Kryetari i Kuvendit tė Komunės, Faruk Spahija me bashkėpunėtorė, ka patur njė takim me shefin e Zyrės pėr Kthim dhe Komunitete, Killen Kalein Schmidit, pėrfaqėsuesin rajonal tė UNMIK-ut, ambasadorin Rashid Ahmed dhe pėrfaqėsuesin komunal tė UNMIK-ut, Jouzas Kazlas.
Kryetari i Kuvendit tė Komunės, Faruk Spahija, ka falenderuar mysafirėt pėr interesimin e treguar pėr tė ndihmuar pushtetin lokal nė realizimin e procesit tė kthimit, tė tė gjithė tė zhvendosurve pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike, nė pronat e tyre.
Kryetari Spahija, duke bėrė fjalė pėr procesin e kthimit nė komunė, u ka thėnė mysafirėve, se pėrpjekjet e udhėheqjes komunale dhe tė institucioneve tė pushtetit lokal pėr tė realizuar kėtė proces kanė arritur nė pikėn qė premton zgjidhje pozitive.
Duke i sqaruar tė pranishmit se nė Mitrovicė ėshtė numri i madh i familjeve tė zhvendosura, nga radhėt e tė gjitha komuniteteve, tė cilat presin qė tė pėrfitojnė nga kthimi, qė ėshtė njė e drejtė e tyre e patjetėrsueshme, Kuvendi i Komunės ka aprovuar njė strategji pėr kthim, me tė cilėn parashihet qė tė gjithė tė pėrfshihen nė procesin e kthimit.
Kryetari Spahija, ka thėnė se me strategjinė e lartėpėrmendur janė paraparė edhe fazat prioritare tė kthimit dhe se nė bazė tė kėsaj tani ėshtė duke u realizuar kthimi i serbėve nė Frashėr dhe fillimi i realizimit tė projektit pėr kthimin e familjeve rome dhe ashkalinje nė pronat e tyre, tė cilat aktualisht janė duke jetuar nė tri qendra kolektive nė veri tė qytetit, ndėrkohė qė duhet tė bėhen pėrgatitjet edhe pėr kthimin gradual tė shqiptarėve nė pronat e tyre nė pjesėn veriore tė qytetit. Ai me kėtė rast ka shtruar domosdonė e respektimit tė planit urban tė komunės me rastin e realizimit tė projektit pėr kthimin e romėve nė lagjėn e tyre.
Nė bisedė me mysafirėt, kryetari Spahija, ka tėrhequr vėrejtjen e politizimit tė paarsyeshėm tė komunitetit romė, kur ėshtė fjala pėr kthimin nė pronat e tyre nė lagjėn ku kanė jetuar mė parė, prandaj edhe ka kėrkuar nga ndėrkombėtarėt qė nė bashkėpunim me vendorėt, tė punojnė mė shumė me pėrfaqėsuesit e romėve pėr tua sqaruar kushtet dhe mundėsitė qė u ofron komuna atyre pėr tė patur njė jetė sa mė tė mirė, tė qetė dhe tė sigurtė, nė mėnyrė qė ata tė binden pėr kėtė dhe tė fillohet me realizimin e projketit.
Shefi i Zyrės pėr Kthim dhe Komunitete, Killen Kalein Schmidit, tha se takimi me kryetarin e komunės, ėshtė njė rast i mirė pėr tė biseduar pėr kėtė ēėshtje mjaft komplekse dhe shumė tė theksuar nė kėto hapėsira.
Schmidit, tha se procesi i kthimit nuk duhet tė jetė i njėanshėm, por nė tė duhet tė pėrfshihen tė gjithė, sepse njerėzit duhet tė kthehen nė pronat e tyre, pėr tė shtuar se nė bisedimet qė lidhur me kėtė ēėshtje janė bėrė nė Beograd, ėshtė diskutuar edhe plani pėr kthimin e tė zhvendosurve nė pjesėn veriore, si pjesė e kthimit tė pėrgjithshėm.
Shefi i Zyrės pėr Kthim dhe Komunitete, Schmidit, ka thėnė paoshtu se si parim kryesor i cili duhet tė aplikohet pėr kthimin e tė zhvendosurve, ėshtė ēėshtja e rindėrtimit tė objekteve tė banimit. Ai me kėtė rast shprehu edhe kėnaqėsinė e kryeadministratorit tė Kosovės, Petersen, pėr pėrpjekjet e pushtetit lokal tė Mitrovicė pėr kthimin e romėve nė lagjen e tyre, pėr tė shtuar se kjo qė po bėhet ėshtė e drejtė, ēon pėrpara dhe ėshtė sinjal se ėshtė duke u thyer akulli nė kėto projkete, qė janė madhore, duke premtuar njėkohėsisht ndihmė dhe pėrkrahje.
Killen Kalein Schmidit, nė bisedė me kryetarin Spahija dhe pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut, tha se procesi i kthimit tė romėve ėshtė ēelės kyq pėr plotėsimin e standardeve dhe proceseve tjera nė Kosovė, prandaj shtroi nevojėn qė tė shėnohet progres nė kėtė drejtim, por edhe vėnien e dialogut, me qėllim tė implementimit tė standardeve, gjė qė do tė ishte mirė edhe pėr pėrgatitjen e raportit tė Petersenit, qė do tė paraqitet nė Kėshillin e Sigurimit nė muajin maj. Ai u shpreh se ėshtė shumė qenėsore qė qytetarėt tė kuptojnė se implementimi i standardeve nuk ėshtė truk politik, por krahas kėsaj do tė pėrmirėsohen edhe kushtet pėr jetesė.(ZMP)
|