Kryeshefi i Ekzekutivit tė Kuvendit tė Komunės, Mustafė Pllana, ka nėnshkruar njė memorandum me donatorėt tajlandez, tė pėrfaqėsuar nga dr. Sigmund Cerkini dhe mr. Ek Palagavong Na Ayudha, pėr ndihmė komunės sė Mitrovicės nė vlerė prej 18 milion eurosh.
Me memorandumin e nėnshkruar parshihet qė nė komunėn e Mitrovicės tė ndėrtohen katėr ndėrtesa banimi, me rreth 250 njėsi banesore, pėr familjet me gjendje tė rėndė sociale, njė objekt i shkollės sė mesme, njė ndėrtesė pėr fėmijėt bonjak me tė gjitha objektet pėrcjellėse siq janė pishina, fushat tė ndryshme sportive, etj., si dhe njė objekt pėr personat e hendikepuar.
Dr. Sigmund Cerkini, tha se realizmi i projekteve nga donacioni i ofruar pėr komunėn e Mitrovicės, mund tė filloj qysh nė fillim tė muajit shtator, sidomos ndėrtimi i objekteve banesore.
Qėllimi i kėtij donacioni ėshtė qė njerėzve qė kanė gjendje tė rėndė sociale tua lehtėsojmė sadopak gjendjen. Ne do tė pėrkujdesemi vazhdimisht qė kėtyre familjeve tju mundėsojmė kushte sa mė tė mira pėr jetė, pėrfshirė kėtu shkollimin, shėndetėsinė, punėn, etj., tha Cerkini.
Cerkini, premtoi se nė Mitrovicė do tė ndėrtojė edhe njė fabrikė tė tekstilit, ku do tė punėsoheshin rreth 150 punėtorė, kryesisht anėtarė tė familjeve qė do tė jenė pėrfitues tė banesave nga ky donacion.
Kryeshefi i Ekzekutivit, Mustafė Pllana, nė emėr tė Kuvendit tė Komunės dhe qytetarėve, falėnderoj biznismenėt tajlandez pėr kėtė donacion mjaft tė rėndėsishėm dhe tha se donacioni I ofruar do tė mundėsoj zbutjen e rėndėsishme tė problemeve tė banimit, tė shkollimit dhe problemeve tė bonjakėve nė komunėn e Mitrovicės.
Kryeshefi Pllana, tha se pėr realizimin e projketeve nga ky donacion komuna do ti bėjė tė gjitha pėrgatitjet, duke krijuar kėshtu kushtet optimale pėr fillimin e punėve dhe premtoj se komuna do tė jetė shumė e kujdesshme nė pėrzgjidhjen e pėrfituesve dhe nė menagjimin e projekteve. (ZMP)
|