Me nxjerrjen e tonelatave tė koncentratit, tė hėnėn, nė minierėn Trepēa nė Stan Tėrg, rifillojė prodhimi.
Ministri i Minieriave dhe Energjetikės Et'hem Ēeku, pėr rifillimin e prodhimit nė minierėn e Trepēės, falėnderoi punėtoret e saj dhe donatorėt.
Rifillim i punės nė minierė, dėshrojmė tė ketė kontuinitetin e vet, nė mėnyrė qė Trepēa pėr periudhėn tre mujore tė tregon se mund tė qėndroj ekonomikisht dhe pas 3 mujave, shpresojmė se zhvillimet nė Trepēė do tė jenė shumė tė volitshme, tė fuqishme e pozitive dhe se do tė ndikojnė nė tė ardhurat e qytetarėve tė kėtij rajoni, tha ministri Ēeku.
Sipas tij, qė nga viti 2006 miniera do tė jetė e pavarur nga aspekti buxhetor.
Shpresojmė se nė Trepēė do tė ketė zhvillime tė mira nė aspektet buxhetore dhe do tė jetė e qėndrueshme ekonomiksht. Ne si ministri do tė dalim me programe pėr strategjinė e zhvillimit tė minierave dhe nė kėtė rast nuk do tė jetė asnjė dokument qė nuk do tė prezentohet para jush nė mėnyrė qė ato sė bashku ti finalizojmė, tha ministri Ēeku, pėr tė shtuar se pėr ne minierat, energjetika dhe disa resurse janė tė rėndėsishme pėr zhvillimin ekonomik tė vendit.
Jachim Rycker, shef i Shtyllės sė IV tė NNMIK-ut, vlerėsoi se rifillimi i punės nė Trepēė tregon tė ardhmen e kėtij vendi, nė mėnyrė qė Kosova prapė tė jetė njė bazė e minierave profitabile.
Kjo ėshtė njė ditė e rėndėsishme pasi qė prodhimi ka rifilluar prapė kėtu nė minierėn e Stan Tėrgut, nė fazėn e ekspolatimit. Tregu botėrorė ėshtė shumė i mirė pėr momentin pėr prodhimet e minierės. Ne po punomjė shumė ngushtė pėr qeverinė pėr kėtė dhe ėshtė njė ndihmesė pėr tė gjitha institucionet, tha Rycker.
Ndėrkaq, Ken Jamashita, drejtor i USAID-it, tha se rifillimi i prodhimit ėshtė shembull shumė i mirė i suksesit qė mund ta kemi kur i kemi tė gjithė partnerėt qė kanė punuar shumė ngusht sė bashku siq janė, Qeveria, UN dhe donatorėt. Tri vitė mė parė kjo mbledhje kėtu nuk kishtė me qenė e mundur. Shumica e tyre kanė qenė tė mbyllur dhe aktiviteti brenda kishte me qenė shumė vėshtirė. Prandaj ne tė gjithė duhet tė festojmė sukesin e madh tė arritur brend dy viteve, tha Jamashita.
Ai tha se ėshtė ky ėshtė vetėm hapi i parė ndėrkohė qė Ligji pėr Miniera ėshtė nė rrugė pėr Parlament.
Ne si edhe Rycker kemi shumė punė pėr tė bėrė nė fushėn e privatizimit qė kėto miniera tė jenė efektive. Ne duhet tė joshim investitorėt privat dhe ata do tė vinė nė njė ambient tė sigurt, u shpreh Jamashita.
Rifillimin e prodhimit nė Trepēė e ka pėrshėndetur edhe Miftar Hyseni, menaxher i minierės.
Ėshtė njė sukses i madh qė nė kushte tė vėshtira me paga minimale, pa kurrfarė sigurie ėshtė arritur qė nga sot tė rifilloi prodhimi dhe tė funksionojė ēdo segment nga punishtja, transporti deri nė Flotacion. Nuk duhet lėnė anash e duhet falėnderuar minatorėt, stafin menaxhues pėr punė nė kushte tė vėshtita si dhe ata qė kanė dhėnė kontributin pėr shumė punė qė janė kryer e qė asnjėherė nė historikun e minierės nuk janė kryer. Perspektiva e minierės ėshtė e madhe dhe shpresojmė se gjithaēka do tė shkoj nė rregull, tha Hyseni. (ZMP)
|