Numri i qenėve endacak nė komunėn e Mitrovicės, ėshtė shtuar aq shumė sa qė ata ka kohė qė vėrtetė janė bėrė kėrcnim pėr sigurinė, jo vetėm tė fėmijve, por edhe tė qytetarėve nė pėrgjithėsi.
Duke vlerėsuar se kėta qenė paraqesin rrezik pėr jetėn e qytetarėve, sepse nė disa raste kėta qenė kanė shfaqur tendenca shumė agresive ndaj njerėzve, pėr ēka komuna dhe policia kanė marrė ankesa tė shumta, stacioni jugor i policisė nė Mitrovicė, ka marrė vendim qė tė zhvillojė njė operacion pėr reduktimin e kėtij numri.
Operacioni i policėve nga stacioni jugor, do tė zhvillohet nė bashkėpunim me Shoqatėn e Gjuetarėve Trepēa dhe ėshtė mbėshtetur nga Kuvendi i Komunės sė Mitrovicės.
Operacioni i vrasjes sė qenėve endacak nė komunėn e Mitrovicės, do tė fillojė mė 28 gusht dhe do tė zgjas deri mė 25 shtator 2005, kurse koha e vrasjes sė qenėve do te jetė prej orės tre deri nė orėn shtatė tė mėngjesit.
Gjuetarėt nga shoqata e gjuetarėve, nėn drejtimin e policėve tė SHPK-sės do ti gjuajnė qenėt endacak vetėm gjatė ditėve tė diela brenda periodės sė lartėpėrmendur. Operacioni pėr vrasjen e qenėve endacak do tė zhvillohet nė vendbanimet rurale Sheshi i Vjetėr, Tuneli i parė, Rekė, Shupkovc, Frashėr, Vaganicė, Shipol e Zhabar, si dhe nė zonat e qytetit 2 Korriku, Ura e gjakut, Iliridė, Bair dhe Qendėr. (ZMP)
|