Shpalljet e fundit
 
Shefi i misionit tė OSBE-sė ngushėllon kryetarin Ibrahimi

,_1.jpgShefi i misionit tė OSBE-sė nė Mitrovicė, Alastair Livingston, i shoqėruar nga administratori komunal i UNMIK-ut, Juozas Kazllas, ka vizituar kryetarin e Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi, pėr t’i shprehur ngushėllime pėr kryetarin e vendit, dr Ibrahim Rugova.

Livingston ka thėnė me kėtė rast se ndonėse pėrfaqėsuesit e misionit tė OSBE-sė nė Mitrovicė dhe pėrfaqėsuesit tjerė ndėrkombėtarė kanė shprehur ngushėllime pėr vdekjen e kryetarit Rugova, nuk munda tė durohem pa ardhur edhe vetė personalisht, pėr tė shprehur ngushėllime, sepse ndjejė respekt tė madh pėr kryetarin e ndjerė Ibrahim Rugova.

Pasi qė ka lutur kryetarin Ibrahimi qė ngushėllimet t’ua pėrcjellė edhe qytetarėve tė komunės, Livingston ka thėnė se dr Rugova ishte njė personalitet i madh dhe se vdekja e tij ėshtė njė humbje e madhe pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj dhe se i vjen shumė keq qė kryetari Rugova vdiq para se t’i shoh frytet e punės sė tij.

Shefi i misionit tė OSBE-sė nė Mitrovicė, Alastair Livingston, i tha kryetarit Ibrahimi se Kosova me rastin e varrimit tė dr Rugovės, pėrfaqėsoi botėn nė miniaturė dhe se pėr herė tė parė bota e pa Kosovėn nė njė vend, duke vlerėsuar njėkohėsisht se kjo ngjarje ishte ngjarja mė e madhe e tillė qė bota ka parė kohėve tė fundit.

Ndonėse kishin ardhur pėr tė shprehur ngushėllime, Livingston dhe Kazllas i thanė kryetarit Ibrahimi se e kanė njoftuar PSSP-nė Petersen pėr gjendjen e rėndė nė furnizimin me energji elektrike tė komunės sė Mitrovicės, si dhe kėrkuan nga ai qė pėr kėtė gjendje ta njoftojė Qeverinė e Kosovės.

Qė tė tre bashkėbiseduesit vlerėsuan njėzėrit se kjo gjendje ėshtė e padurueshme dhe se mund tė rezultojė me pasoja tė padėshirueshme pėr shkak tė pakėnaqėsisė sė qytetarėve, andaj apeluan tek KEK-u qė tė ndėrmarrė masa dhe tė bėjė njė shpėrndarje me tė balancuar tė energjisė elektrike nė vend.

Kryetari Ibrahimi i njoftoi mysafirėt se ka paraparė pėr nė orėt e pasditės njė takim me menagjerin e Distribucionit tė KEK-ut nė Mitrovicė, nga i cili do tė kėrkojė informacion tė plotė pėr gjendjen nė furnizim me energji elektrike tė komunės dhe se do t’i njoftojė ata pėr rezultatet e bisedės. (ZMP)

 

 

Postuar me datë:30-01-2006
Lajmet e fundit
Nė Stan Tėrg filloi manifestimi tradicional “Java e minatorėve”
Minatorėt i ndajnė mirėnjohje post mortum kryetarit Rugova
Nė vitin 2005 nė QKRC nė jug tė qytetit janė regjistruar 2.416 qytetarė tė moshės madhore
Tė hėnėn pėrfaqėsues tė Ministrisė pėr Komunitete dhe Kthim vizitojnė Mitrovicėn
Tė hėnėn mbahet manifestimi qėndror i “Javės sė Minatorėve”.
 
Regjistrohu për informatorë
 
Mbështetur nga:
Dizajnuar nga ATI-KOS