Rreth 200 qytetarė tė Lagjes sė Boshnjakėve, kanė protestuar tė mėrkurėn nė mbrėmje nė lagjen e tyre, duke e bllokuar rrugėn tek ura lindore, pėr tė shprehur pakėnaqėsinė e tyre pėr mungesėn e enregjisė elektrike.
Duke parė se protesta mund tė eskalojė dhe se paraqet rrezik pėr gjendjen e sigurisė pėr shkak raporteve specifike qė mbretėrojnė nė kėtė lagje veriore tė qytetit, vendin e ngjarjes e kanė siguruar disa patrulla policore, ndėrkohė qė pas orės 19:00 aty kanė arritur kryetari i Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi dhe kryeshefi i Ekzekutivit tė Kuvendit tė Komunės, Sadri Ferati, tė shoqėruar nga administratori komunal i UNMIK-ut, Jouzas Kazllas.
Qytetarėt u ankuan tek udhėheqja komunale se kanė mungesė tė madhe tė energjisė elektrike dhe se kjo gjendje ėshtė e padurueshme meqė kjo bėhet vetėm nė lagjet e banuara me shqiptarė dhe jo nė ato tė banuara me serbė. Kryetari i Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi, ju premtoi qytetarėve se do tė mbledh informata tė sakta lidhur me problemet nė furnizim me energji elktrike tė lagjes dhe se do tė bėjė pėrpjekje maksimale pėr tė tejkaluar kėtė gjendje, pėr ēka u tha se do tė thėrras njė takim urgjent pėr ditėn e enjtė.
Nė takim e mbajtur sot, nė ambientet e Kuvendit tė Komunės, ku pėrveē kryetarit tė Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi ishin prezent edhe administratori komunal ndėrkombėtarė, Jouzas Kazllas, menaxheri i KEK-ut nė Mitrovicė, Jusuf Topalli dhe pėrfaqėsuesi i lagjes Xheladin Peci, u konstatua se gjendja e rėndė nė furnizimin me energji elektrike nė kėtė lagje, ėshtė pasojė e prishjes sė transformatorit furnizues nė kėtė lagje. Menaxheri Topalli tha se prishja e transformatorit ka ardhur pėr shkak tė mbingarkesės tejmase tė tij.
Ai tha se transformatori ishte instaluar para pesė gjashtė ditėsh, pėr shkak se pėr tė njejtat shkaqe ishte prishur edhe ai i mėparshmi, mirėpo pėr shkak tė rrethanave specifike nė tė cilat jetojnė banorėt e kėsaj lagje veriore, KEK-u kishte bėrė lėshim, duke instaluar transformatorin e dytė, i cili pėr shkak tė ngarkesės tejmase nga shfrytėzimi i pakontrolluar i rrymės ėshtė prishur shumė shpejt. Poashtu, menaxheri Topalli tha se KEK-u nuk e bėnė faturimin e rrymės sė harxhuar nė kėtė lagje pėr shkak tė rrethanave specifike, ndėrkohė qė aty ka edhe keqpėrdorime tė tjera, siē janė kyējet ilegale, vjedhja e rrymės, dėmtimet e shtyllave, etj., mirėpo KEK-u bėri lėshim duke e instaluar transformatorin tjetėr, kurse tani nuk ka kurrėfarė mundėsish pėr tė tejkaluar gjendjen menjėherė.
Megjithkėtė, kryetari i Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi, administratori komunal Jouzas Kazllas dhe menaxheri Jusuf Topalli, u morėn vesh qė tė angazhohen maksimalisht, tek KEK-u, duke i shfrytėzuar tė gjitha mundėsitė pėr gjetjen edhe tė donacioneve eventuale, pėr tė bėrė zgjidhjen pėr gjetjen e njė transformatori, por me kapacitet mė tė madh, duke kėrkuar njėkohėsisht nga banorėt e lagjes qė tė kenė mirėkuptim dhe durim qė tė mos e tensionojnė situatėn. (ZMP)
|