Nė prani tė komandantit tė KFOR-it, Guisepe Valoto, komandantit tė TMK-sė, gjeneralit Agim Ēeku, komandantit tė SHPK-sė, kolonel Sheremt Ahmetit, kryetarit tė Kuvendit tė Komunės sė Mitrovicės Mursel Ibrahimi dhe kryeshefit Sadri Ferati, tė administratorit rajonal tė Mitrovicės, Gerard Galluci, si dhe mysafirėve tė tjerė, nė kampin ushtarak Belveder, nė fshatin Frashėr tė komunės sė Mitrovicės, tė premtėn, ėshtė bėrė ndėrrimi i komandės Task Forcė Shumėkombėshe Veri.
Kjo Task Forcė shembullore ka treguar bashkėpunim shumėkombėsh tė veēantė gjatė pėrmbushjes sė misionit, duke kontribuar nė mbajtjen e njė ambienti tė sigurtė, ėshtė shperhur fillimishit komandanti i KFOR-it Guisepe Valoto duke folur nė kėtė ceremoni tė nėdrrimit tė komandės.
Numri njė i KFOR-it, vlerėsoi lartė punėn e gjeneralit Stoltz, komandanti i TFSHKV, duke thėnė se ai ka bėrė njė punė shembullore nė misionin e tij, pėr tė veqaur kėshtu operacionet e suksesshme siq janė Wild Weasel, White Tip, Free Tiger dhe Thors Hammer. Kėto operacione kanė qenė njė motor pėr tė ngritur politikėn time nė mbėshtetje tė UNMIK-ut dhe tė institucioneve tė pėrkohshme tė qeverisjes sė Kosovės, duke kontribuar kėshtu nė suksesin e aksionit tim, me qėllim qė tė tregojmė se motoja nė Kosovė, sė bashku mund tja arrijmė, mund tė bėjė ndryshimin, tha ndėr tė tjera gjenerali Valoto.
Ndėrkaq, komandanti i gjerėtanishėm i Task Forcės Shumėkombėshe Veri, Philipe Stoltz, ka thėnė se misioni i tij ka qenė i orientuar pėr tė marrė pjesė nė mėnyrė aktive pėr krijimin e sigurisė nė zonėn e pėrgjegjėsisė dhe pėr ta mbajtur atė nė nivel tė lartė.
Kjo ėshtė arritur falė bashkėpunimit tė ngushtė me UNMIK-un, policinė e UNMIK-ut dhe SHPK-nė, pastaj falė dialogut tė sinqertė dhe tė drejtė me autoritetet politike dhe administrative, si dhe me autoritetet vendore fetare. Sot, mund tė konkludojė qė situata e sigurisė ka qenė mjaftė e qetė gjatė kėtyre mujave, e kjo do tė thotė, se KFOR-i e ka pėrmbushur misionin e vet. Dėshiroj sinqerisht qė tė gjithė personat qė jetojnė nė kėtė rajon tė arrijnė tė krijojnė kushte pėr njė ardhmėri mė paqėsore, mė demokratike dhe mė tė mirė nė planin e ekonomisė, pėr vetė ata dhe pėr fėmijėt e tyre, ndėrkohė qė liderėt politik vendorė e kanė rolin e parė nė kėtė perspektiv, u shpreh gjenerali Stoltz.
Duke e marrė detyrėn e re si komandant i Task Forcės Shumėkombėshe Veri, gjenerali Jean Philipe Margueron, tha se ndjenjat e tij ndahen me kėnaqėsi, nderė dhe krenari. Kėnaqėsi ėshtė se pėrsėri po i takoj ushtarėt e brigadės time, por tash nė shėrbim tė Task Forcės Shumėkombėshe Veri. Jam i nderuar sepse do tė udhėheq pėrsėri ushtarėt e kombeve aleate, kurse jam krenar dhe ballėlartė, se me kėtė mision, do tė mė mundėsohet qė tė punojė pėr paqe nė njė rajon me tė vėrtetė nė zemėr tė Evropės, tha Margueron. (ZMP)
|