Shpalljet e fundit
 
NATO-ja dekoron njė ushtar francez me prejardhje shqiptare

,_3.jpgNė ceremoninė e ndėrrimit tė komandės sė Task Forcės Shumėkombėshe Veri, qė ėshtė mbajtur tė premtėn nė Frashėr tė Mitrovicės, komandanti i KFOR-it, Guisepse Valoto, ka dekoruar me medaljen e Meritės sė NATO-s, ushtarin me prejardhje shqiptare, Ilir Bajraktari.

Kjo medale, e cila nė vit i ipet vetėm dy ushtarėve tė NATO-s, Ilir Bajraktarit i ėshtė dhėnė pasi qė ai nė armatėn franceze dhe nė detyrė tė BSHVL-sė nė Kosovė, qė nga 26 maji 2005 si pėrkthyes nė gjuhėn shqipe i gjeneralit, ka kryer njė punė tė mrekullueshme dhe ka treguar gjithnjė afėrsi njerėzore dhe profesionale tė jashtėzakonshme. Mė tutje nė arsyetimin lidhur me kėtė dekorim thuhet se Ilir Bajraktari, ėshtė lindur nė njė familje shqiptare tė Kosovės.

Ai me njohuri tė plotė tė gjuhės, tė njerėzve, mendimeve dhe tė zakoneve tė gjuhės shqipe dhe tė popullit i cili jeton nė Kosovė, e ka shfrytėzur rastin qė t’i pėrmirėsojė njohuritė e tij kulturore me njė pėrvojė operacionale nė Ballkan nėn komandėn e NATO-s.  Qė nga janari 1999, i ka kryer mė shumė se 20 muaj misione, sė pari nė Maqedoni por mė sė shumti nė Kosovė.

Duke punuar gjithnjė si pėrkthyes basnik e serioz ai ka qenė ēdo herė njė ndėrmjetėsues i ēmueshėm nga kosovarėt dhe nga autoritetet franceze. Akionet e tij tė pėrditshme i kanė mundėsuar rregullisht gjeneralit ta fton besimin tek shqiptarėt e Kosovės ashtu edhe qė tė zhvillon mardhėnie tė sinqerta. Ai veēanėrisht ka kontribuar nė suksesin e NATO-s nė Kosovė dhe pa dyshim e ka merituar shpėrblimin nga NATO-ja me medaljen e meritės.

Pas marrjes sė medaljes Ilir Bjaraktari ka deklaruar se ndihet shumė i lumtur dhe i nderuar pėr kėtė medalje dhe pėr mundėsinė qė i ėshtė dhėnė pėr tė shėrbyer pėr popullin e Kosovės.

“Kjo medalje ėshtė meritė edhe e bashkėshortes sime e cila gjithashtu ėshtė ushtare, dhe ka shėrbyer nė Kosovė vite mė parė. Ajo ka bartė nė vete barrėn e familjes gjatė kohės sa isha unė nė mision nė Kosovė”, u shpreh Bajraktari. (ZMP)

 

Postuar me datë:04-02-2006
Lajmet e fundit
Taksisti tetnon tė dhunojė udhėtaren e tij
Keqbėrėsit vjedhin kompjuterėt nė shkollėn fillore “Skenderbeu”
Gjenerali Margueron thotė se situata nė Mitrovicė ėshtė e qetė
Nė “Lumbardh” u zbulua pllaka pėrkujtimore e dėshmorit tė kombit Avni Haradinaj
Pėrfundoi seminari treditor pėr mėsimdhėnės
 
Regjistrohu për informatorë
 
Mbështetur nga:
Dizajnuar nga ATI-KOS