Shpalljet e fundit
 
Nė fshatin Frashėr janė plotėsuar kushtet pėr kthimin e serbėve

Pėrfaqėsues tė Minsitrisė pėr Kulturė, Rini dhe Sport, me nė krye drejtorin e Departamentit pėr Mardhėnie me Publikun, Veli Bytyqi, tė shoqėruar nga kryetari i Kuvendit tė Komunės sė Mitrovicės, Mursel Ibrahimi, kanė vizituar fshatin e vetėm me popullatė tė pėrzier tė kėsaj komune, Frashėr, pėr t’u njohur pėr sė afėrmi me disa probleme qė janė paraqitur nė realizimin e projektit tė Qeverisė sė Kosovės, pėr rindėrtimin e shtėpive tė shkatėrruar nė ngjarjet e marsit tė vitit 2004.

“Motivi i ardhjes tonė nė Frashėr ėshtė qė nga pronarėt e shtėpive dhe pėrfaqėsuesit e kompanive qė i kanė rindėrtuar shtėpitė, tė dėgjojmė dhe tė shohim se ku janė problemet qė janė paraqitur, si dhe tė ndėrmarrim masa tė duhura pėr tejkalimin e tyre sa mė shpejtė”, u shpreh Bytyqi.

Drejtori i Departamentit pėr Mardhėnie me Publikun, Veli Bytyqi, tha se punėkryerėsit i kanė pėrfunduar punėt e kontraktuara nė kuadėr tė projektit tė Qeverisė, por mė vonė ėshtė konstatuar se kanė mbetur edhe disa punė tė vogla qė duhet tė pėrfundojnė gjithsesi nė mėnrė qė tė motivohen pronarėt serbė tė shtėpive, qė janė zhvendosur dhe jetojnė nė veri tė Mitrovicės, tė kthehen nė pronat e tyre.

“Unė mendoj, pa marrė parasysh se kanė mbetur disa punė tė imėta pėr tu kryer, se nė Frashėr janė krijuar plotėsisht kushtet pėr kthim tė serbėve tė zhvendosur. Kėtu janė rindėrtuar 137 shtėpi me mjete tė Qeverisė sė Kosovės, nė shumė prej mbi katėr million euro, pastaj pronarėve u janė dhėnė mjete shtesė pėr objektet ndihmėse, ndėrkohė qė janė krijuar kushte tė mira tė sigurisė dhe se ėshtė krijuar njė disponim tek fqinjtė e tyre shqiptarė qė ata tė kthehen, prandaj nuk ka asnjė arsye, qė serbėt tė qėndrojnė akoma nė kampe tė ndryshme e tė mos kthehen pėr tė jetuar nė pronat e tyre”, ka thėnė Bytyqi.

Sipas tij, me mjete tė Qeverisė sė Kosovės, nė tėrė vendin janė rindėrtuar 887 shtėpi tė shkatėrruara nė ngjarjet e marsit tė vitit 2004, gjė qė flet pėr pėrkushtimin e institucioneve tė vendit pėr krijimin e kushteve pėr jetė normale tė pjestarėve tė tė gjitha komuniteteve.

Duke u pėrgjegjur nė pyetje tė gazetarėve lidhur me mundėsinė e shitjes sė pronave tė rindėrtuara nga ana e serbėve, Bytyqi tha se ne respektojmė tė drejtėn e pronės dhe tė menaxhimit tė saj nga pronarėt, por nuk do tė ishte nė rregull qė tė bėhet biznes me kėto shtėpi, andaj edhe apelojmė tek pronarėt qė tė kthehen e tė jetojnė nė to. Ai njėkohėsisht u shpreh kundėr pėrpjekjeve tė disa pronarėve qė nė kėtė situatė tė vėshtirė tė kėrkojnė qė pėr ta tė krijohen benifite dhe tė pėrfitojnė nga kėto.

Poashtu, Bytyqi, bėri tė ditur se kompanive pėrfituese pėr rindėrtimin e shtėpive nuk i janė paguar tė gjitha mjetet pėr punėn e bėrė me qėllim qė ato t’i kryejnė dhe kėto punė tė vogla pėr tė cilat vėrejtje kanė dhėnė pronarėt.

Edhe kryetari i Kuvendit tė Komunės sė Mitrovicės, Mursel Ibrahimi, konsideron se janė krijuar kushte pėr kthim tė serbėve nė Frashėr.

“Kuvendi i Komunės ka bėrė ēmos qė tė krijojė kushte pėr kthimin e serėbve tė zhvendosur gjatė ngjarjeve tė marsit tė vitit 2004 dhe kjo falė mjeteve qė ka ndarė Qeveria e Kosovės. Shqiptarėt e fshatit kanė deklaruar se nuk kanė asgjė kundėr kthimit tė srebėve nė pronat e tyre nė Frashėr, ndėrkohė qė SHPK-ja e ka shtuar masat e sigurisė dhe me kėtė mendojė se janė krijuar kushte pėr jetė nornale tė tyre kėtu. Ne i kemi ftuar ata edhe mė parė dhe i ftojmė edhe tash qė tė kthehen nė shtėpitė e rindėrtuara, ndėrkohė qė sot po mirremi vesh me kryerėsit e punėve dhe pėrfaėsuesit e Qeverisė, qė tė evitohen edhe ato vėrejtje qė i kanė banorėt”, tha Ibrahimi.

Ndėrkaq, njėri nga serbėt e kthyer nė Frashėr, Voisllav Joviq nė oborrin e shtėpisė sė tij u tha pėrfaqėsuesve tė Minsitrisė dhe kryetarit Ibrahimi, se ai ėshtė i kėnaqur me punėt qė janė kryer nė shtėpinė e tij.

“Unė jam i pari qė jam kthyer nė Frashėr dhe mund tė them se kėtu kam kushte tė plota pėr jetė normale. Me fqinjtė shqiptarė kaloj mirė dhe asnjėherė deri mė tash nuk kam pasur probleme dhe nuk bėsoj se do tė kem. Edhe me rindėrtimin e shtėpisė dhe tė objektit ndihmės tė cilin e ka ndėrtuar TMK-ja me mjete tė BSHVL-sė jam i kėnaqur”, tha Joviq. (ZMP)

Postuar me datë:04-02-2006
Lajmet e fundit
Taksisti tetnon tė dhunojė udhėtaren e tij
Keqbėrėsit vjedhin kompjuterėt nė shkollėn fillore “Skenderbeu”
Gjenerali Margueron thotė se situata nė Mitrovicė ėshtė e qetė
Nė “Lumbardh” u zbulua pllaka pėrkujtimore e dėshmorit tė kombit Avni Haradinaj
Pėrfundoi seminari treditor pėr mėsimdhėnės
 
Regjistrohu për informatorë
 
Mbështetur nga:
Dizajnuar nga ATI-KOS