Ndonėse ėshtė pėrkeqėsuar moti dhe bora i ka mbuluar rrugėt, ato nė komunėn e Mitrovicės, pothuaj tė gjitha janė tė kalueshme.
Disa banorė tė rajonit tė Shalės sė Bajgorės, ku zakonisht temperaturat janė mė tė ulta dhe ku fėrfėllėza e borės i mbyllė rrugėt, kanė njoftuar nė Zyrėn pėr Marėdhėnie me Publikun tė Kuvendit tė Komunės, se rruga e asfaltuar e cila pėrshkon pėrmes tėrė rajonin deri nė Kaqnadoll, ėshtė e kalueshme, falė masave qė ka ndėrmarrė organizata qė ėshtė pėrgjegjėse pėr mirėmbajtjen e saj Kastrioti nga Runiku.
Sipas tyre, automjetet me paisje dimėrore mund tė qarkullojnė pa probleme nėpėr kėtė rrugė, ndėrkohė qė ato anėsore, janė mė tė vėshtira pėr kalim.
Sidoqoftė, qindra familje nga qyteti, me automjetet e tyre e kanė kaluar ditėn nė ambientet e bukur piktoreske tė kėtij rajoni dhe nė objektet hoteliere qė gjinden nė te.
Ndėrkaq, drejtori i Drejtorisė pėr Mbrojtje Civile dhe Gadishmėri Emergjente, Xhevat Veseli, ka njoftuar se gjatė fundjavės, komuna ka ndėrmarrė masa, duke e angazhuar Ndėrmarrjen Magjistralja, pėr hapjen e rrugės pėr nė fshatin Kovaqicė tė rajonit tė Shalės sė Bajgorės, ku pėr disa ditė, pėr shkak tė ortiqeve tė borės, kanė mbetur tė izoluara 32 familje tė kėtij fshati.
Disa banorė tė rajonit tė Shalės sė Bajgorės, thanė tė dielėn se rruga e hapur pėr nė Kovaqicė, nuk ėshtė mbyllur deri nė orėt e pasdites tė sė dielės. (ZMP)
|