Organizuar nga Qendra pėr pėrparimin e edukimit dhe arsimit nė Ferizaj dhe OJQ Together nga Lubjana, nė ambientet e hotelit Palace nė Mitrovivė, pas tri ditė punimesh, tė dielėn ka pėrfunduar seminari psiko-social, pėr mėsimdhėnėsit e shkollave tė komunės sė Mitrovicės dhe tė Skenderajt.
Nė seminar kanė marrė pjesė 50 mėsimdhėnės dhe 10 trajnues nga kėto komuna. Seminari ėshtė mbėshtetur nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, kurse ėshtė pėrkrahur materialisht nga Qeveria e Irlandės dhe ėshtė monitoruar nga dr Anica Mikus-Kos, psikiatre pėr fėmijė nga Lubjana.
Nė ditėn e fundit tė punimeve, nė seminar kanė marrė pjesė Ramush Lekaj, udhėheqės i sektorit pėr planprograme nė MASHT, kryetari i Kuvendit tė Komunės sė MItrovicės, Mursel Ibrahimi, kryeshefi i Ekzekutivit tė komunės sė Mitrovicės, Sadri Ferati dhe drejtori i Drejtorisė sė Arsimit nė kėtė komunė, Murteza Berisha.
Udhėheqėsi i sektorit pėr planprograme nė MASHT, Ramush Lekaj, tha se nė seminar janė trajtuar tema tė ndryshme psiko-sociale dhe pedagogjike, tė cilat janė ligjėruar nga ekspertėt shkollor dhe tė tjerė siē janė pedagogėt, psikologėt, psikiatrit etj.
Seminaret e kėtilla mbahen nė katėr module, qė zgjasin nga tri ditė. Nė kėtė modul, qė ėshtė i dyti me radhė, janė trajtuar tema pėr klimėn psiko-sociale nė klasė dhe shkollė, raportet mėsues-nxėnės, frika dhe fobia shkollore, dhuna nė shkollė, dhuna midis moshatarėve, edukimi prosocial etj. Port, ishte mjaftė i rėndėsishėm edhe kėmbimi i pėrvojave tė mėsimdhėnėsve lidhur me ēėshtjet e trajtuara, tha Lekaj.
Sipas Lekajt, meqė seminaret e kėtilla janė shumė tė rėndėsishėm, deri tash nė Kosovė janė mbajtur shumė sish dhe nė to janė pėrfshi 25.000 mėsismdhėnės. Seminaret e kėtilla ndikojnė mjaftė nė zhvillimin e reformave shkollore nė Kosovė.
Nė pėrfundim tė seminareve, mėsimdhėnėsve u jipen edhe materiale ndihmėse tė shkruara, libra, broshura etj, qė kanė tė bėjnė me tema tė ndryshme tė trajtuara, ėsshtė shprehur ndėr tė tjera Ramush Lekaj.
Ndėrkaq, monitoruesja e seminarit nga Lubjana, Anica Mikus Kos, tha se seminaret e kėtilla kanė rėndėsi tė madhe pėr mėsimdhėnsit nė Kosovė, sepse popullata nė Kosovė ka qenė e traumatizuar nga lufta, kurse para lufte ka jetuar nė frikė dhe varfėri, gjė qė ėshtė dėmtuar shėndeti mental.
Qėllimi i mbajtjes sė seminareve tė kėtilla ėshtė qė tu ndihmohet mėsimdhėnėsve, qė atyre tu jipen njohuri tė reja dhe energji, pėr tė mundur ata tė qėndrojnė nė realizimin e misionit dhe rolit tė tyre me nxėnės, sepse, sikur dihet, edhe mėsimdhėnsit kanė pėrjetuar tėrė atė qė e kanė pėrjetuar nxėnėsit dhe jetojnė nė varfėri tė madhe, ėshtė shprehur fillimisht psikiatria nga Lubjana, Anica Mikus Kos.
Ajo nė vazhdim ka thėnė se krenohet me mėsimdhėnėsit e Kosovės, qė ka takuar mbi 2.000 sish, pėr faktin se si ata po arrijnė tė ndihmojnė nxėnėsit e tyre, kur dihet se ēka kanė pėrjetuar dhe nė ēfarė kushtesh jetojnė. Unė kam respekt pėr kėta mėsimdhėnės dhe mendoj se programet e kėtilla janė shumė tė rėndėsishme pėr njė vend sikur ėshtė Kosova, qė ka shumė fėmijė. Ne kėto programe i drejtojmė zakonisht nė zonat qė kanė pėsuar mė sė shumti dhe qė janė mė tė varfra, sikur ėshtė Skenderaj, Mitrovica etj, ka pėrfunduar Anica Mikus Kos.
Ndėrkaq, kryetari i Kuvendit tė Komunės sė Mitrovicės, Mursel Ibrahimi, pėrshėndetur organizimin e seminarev tė kėtilla dhe tė ngjashėm, si dhe ka falėndruar mėsimdhėnėsit pėr pėrkushtimin e tyre, qė tė fitojnė njohur tė reja dhe ti avansojnė metodat e mėsimdhėnjes, pėr tė ndihmuar nxėnėsit, qė janė pasuria jonė mė e madhe kombėtare. (ZMP)
|