Shpalljet e fundit
 
Gjenerali Margueron thotė se situata nė Mitrovicė ėshtė e qetė

,_9.jpg“Situata e sigurisė nė zonėn time tė pėrgjegjėsisė aktualisht ėshtė e mirė. Unė garantoj pėr liri tė lėvizjės si nė jug ashtu edhe nė veri mirėpo, pse qytetarėt, si shqiptarėt ashtu edhe serbėt, nuk kalojnė prej jugut nė veri dhe anasjelltas, pėrgjegja mund tė gjindet nė zemrėn dhe mendjen e secilit prej tyre”, ka thėnė , Jean Philippe Margueron, komandant i Njėsisė  Vepruese Shumėkombėshe Veri (NJVSHKV) tė KFOR-it, ish BSHVL-ja, nė konferencėn e parė me gazetarėt mitrovicas.

“Organet e rendit siē janė policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja ekzistojnė dhe funksionojnė mire dhe ato duhet tė vazhdojnė punėn e tyre, sepse gjithmonė ka individ tė cilėt e shkelin ligjin dhe rregullat tjera, sikur qė ka tė tillė kudo nė botė. Mirėpo, mė inkurajon popullata, pėr tė cilėn kam fituar pėrshtypjen se ėshtė shumė e qetė dhe dinjitoze. Unė do tė vazhdojė rrugėn e paraardhėsve tė mij dhe tė KFOR-it, duke mos lejuar qė zona nėn pėrgjegjėsinė time tė shndėrrohet nė njė vend ku mbizotėron pasiguria”, ėshtė shprehur gjenerali Margueron.

Pasi qė ka pėrsėritur se misioni i NJVSHKV-sė nuk ka ndryshuar dhe se ajo ėshtė kėtu pėr tė mirėn e tė gjithė banorėve, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre, gjenerali Margueron ka thėnė qėllimi i ushtarėve tė tij ėshtė qė nė bashkėpunim me UNMIK-un dhe SHPK-nė, qė tė pėrkujdeset qė dhuna  tė jetė nė nivel sa mė tė ulėt dhe qė tė ndihmojė rikthimin e besimit nė mes tė bashkėsive, si dhe tė krijojė kushte pėr tė gjetur zgjidhjen politike tė problemeve, gjė qė ėshtė e natyrshme.

Ai ka shtuar se pėr tė arritur kėtė qėllim, trupat e tij dhe ai personalisht i kushtojnė rėndėsi tė madhe mbajtjes sė kontakteve sa mė tė shpeshta me tė gjitha autoritetet publike dhe morale tė zonės sė pėrgjegjėsisė nė tė cilėn veprojnė.

Kreu i  NJVSHKV, nė bisedė me gazetarėt mitrovicas ka rikujtuar se KFOR-i nė rastet ekstreme mund tė pėrdor forcėn.

“Ushtarėt e mi, njė pjesė e tė cilėve sapo ėshtė kthyer nga Afganistani dhe nga Bregu i Fildidht, janė profesionistė qė kontrollojnė nė mėnyrė tė pėrkryer sjelljen dhe forcėn e armėve tė tyre”, ka thėnė gjenerali Margueron, pėr tė shtuar se “gazetarėt duhet tė mbėshtesin pėrpjekjet e pėrgjegjėsve politik pėr tė shmangur individėt qė kanė pėr synim krijimin dhe mbajtjen e njė atmosphere urrejtjeje dhe frike, shpesh pėr arsye tė fitimit personal”.

Gjenerali Margueron aktualisht me sė shumti e shqetėsojnė vėshtirsėitė e qytetarėve nė jetėn e pėrditshme, sidomos ato qė kanė tė bėjnė me dimrin e ashpėr.

“Tė gjithė kėtu pėsojnė nga problemet e mungesės sė energjisė elektrike, mungon ngrohja, furnizimi me ujė. KFOR-i bėnė pėrpjekje tė ofrojė ndihmė humanitare emergjente, nėpėrmjet aksionit civilo ushtarak siq ėshtė shpėrndarja e ushqimeve, veshmbathjes, ujit etj.

Duke u pėrgjegjur nė pyetjen e gazetarėve pse ende ushtarėt qėndrojnė nė hyrje tė Qendrės sė Kulturės “Rexhep Mitrovica”, komandanti i NJVSHKV-sė, Margueron tha se ura mbi lumin Ibėr ka qenė dhe ėshtė vend ku mund tė paraqiten kriza, prandaj ushtarėt e KFOR-it qėndrojnė aty afėr pėr tė ndėrhyrė nė rast nevoje. (ZMP)

Postuar me datë:13-02-2006
Lajmet e fundit
Rrahja nė parkun e qytetit pėrfundoi me katėr persona tė arrestuar
Mbahet takimi i parė i Kėshillit tė Konsumatorėve pėr Ujė dhe Mbeturina
Viktima sulmohet nga vėllau i burrit tė saj
Tė premtėn, mbahet mbledhja e 41- tė e rregulltė e Kuvendit tė Komunės
Nė Stan Tėrg filloi manifestimi tradicional “Java e minatorėve”
 
Regjistrohu për informatorë
 
Mbështetur nga:
Dizajnuar nga ATI-KOS