Nė gjashtėvjetorin e rėnjes, gjatė pėrleshjeve me bandat serbe, nė mbrojtje tė bashkėkombasve tė tij, qė ishin sulmuar mizorisht nga ekstremistėt serbė, nė lagjen Lumbardhi nė veriun e Mitrovicės, tė hėnėn ėshtė zbuluar pllaka pėrkujtimore e dėshmorit tė kombit Avni Haradinaj.
Pas pėrfundimit tė luftės, para syve tė ndėrkombėtarėve, nga pjesa veriore e qytetit, dėboheshin nga shtėpitė e tyre familjet shqiptare dhe joserbe, duke u vra asokohe dhjetra qytetarė dhe duke u maltretuat qindra sish. Kėtyre skenave nuk mund ti rrinin duarkryq luftėtarėt e lirisė, siē ishte edhe Avni Haradinaj.
Ai ishte njėri nga prijėsit e protestave qė organizonin banorėt e kėsaj ane kundėr maltretimeve qė u bėnin esktremistėt serbė, dhe ai u vra nga njė dorė kriminale, e cila sot e asaj dite mbeti e panjohur tha Riza Haziri, kryetar i SHVL-sė tė UĒK-sė. Ai shtoj se Haradinaj iu bashkua karvanit tė dėshmorėve tė kombit pėr tu bėrė i pavdekshėm, gjaku i tij u bė simbol pėr liri dhe bashkimin e trojeve kosovare.
Kjo pllakė pėrkujtimore nė vendin e rėnjes sė tij, ėshtė bėrė me qėllim qė ta pėrkujtojmė ēdoherė kėtė dėshmor, theksoi Haziraj.
Pas recitimit tė poezive kushtuar jetės dhe veprės sė Haradinajt, pjesėmarrėsit e kėtij tubimi pėrkujtimor, kanė vėnė kurora lulesh mbi varrin e tij tek varrezat e dėshmorėve nė Shipol. Iniciativa pėr ndėrtimin e pllakės pėrkujtimore tė kėtij dėshmori tė kombit ishte e banorėve tė Lumėbardhit, e cila ka gjetur mbėshtjetje morale dhe materiale tek kushėrinjėt, shokėt dhe dashamirėt e Haradinajt.
Avni Haradinaj ishte pjesėtar i brigadės 142 Mehė Uka tė Zonės Operative tė Shalės, ku njihej si njėri nga luftėtarėt mė tė guximshėm. Ai i shpėtoi luftės, por e qėlluan snajperistėt pas luftės.
Ai ra nė altarin e lirisė me 13 shkurt tė vitit 2000 nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, konkretisht nė lagjen Lumėbardhi, nė pėrpjekje pėr tė shpėtuar nga kthetrat e barbarisė serbe, qytetarėt shqiptarė qė po iknin nga plumbat e serbėve, duke luftuar me valėt e lumit Ibėr. (ZMP)
|