Posti i drejtorit tė shkollės, si duket nuk ėshtė mė aq atraktiv nė komunėn e Mitrovicės. Kėtė e tregon edhe fakti se interesimi pėr tu bėrė drejtor i ndonjė shkolle fillore apo tė mesme nė komunėn e Mitrovicės ishte fare i vogėl me rastin e shpalljes sė konkursit tė fundit nga MASHT-i.
Drejtori i Drejtorisė pėr Arsim nė komunėn e Mitrovicės, Murteza Berisha, ka bėrė tė ditur, se nė konkursin e hapllur pėr drejtorė pėr 14 shkolla fillore dhe tė mesme nė komunė, vetėm nė dy sosh janė paraqitur kandidatė tė mjaftueshėm, qė i plotėsojnė kriterėt pėr tu thirrur nė intervistim nga MASHT-i.
Nga 14 shkolla, sa ishte shpallur konkursi pėr drejtorė, nė 12 sosh MASHT-i do tė shpall sėrish konkursin pėr drejtorė tė shkollave, pėr arsye se nė konkursin e parė janė paraqitur vetėm nga njė apo dy kandidatė, por qė sipas rregullave nė fuqi, nuk ėshtė e mjaftueshme, sepse pėr tė bėrė njė intervistim pėr drejtor shkolle, nė konkurs duhet tė paraqiten sėpaku tre kandidatė ėshtė shprehur Berisha.
Nė konkursin e parė vetėm nė shkollat fillore Avdullah Shabani dhe Bislim Halimi nė Selac, janė paraqitur nga tre kandidatė pėr drejtor shkolle, tė cilėt edhe janė thirrur nė intervistim nga MASHT-i dhe pritet qė kėto ditė tė shpallen kandidatėt qė janė treguar mė tė mirė pėr tė udhėhequr kėto shkolla.
Berisha ka njoftuar poashtu, se nga MASHT-i ka kėrkuar qė nė tė ardhmen mos tė jetė ky kriter i obligueshėm pėr zgjedhjen e drejtorėve, sepse kjo po merr kohė tė gjtaė, madje edhe nga njė vit tė tėrė, derisa po emrohen drejtorėt e shkollave, pėr ēarėsye dhe po ka pasoja nė punėn edukativo-arsimore tė kėtyre institucioneve tė arsimit.
Sipas tij, konkursi i ri duhet tė shpallet kėto ditė nga MASHTI-i, qė me njė vendim ua ka vazhduar kontrata drejtorėve tė deritshėm deri nė pėrfundimin e procedurave tė pėrsitura dhe emėrimin e drejtorėve tė ri. (ZMP)
|