Shpalljet e fundit
Njoftim pėr pėrfituesit e kioskave
Konkurs pėr ndarjen e 18 bursave pėr studentė
Fletėparaqitje pėr konkurim pėr bursė komunale pėr vitin akademik 2005/06
 
Filloi faza e dytė e aksionit pėr largimin e tė gjitha kioskave

,_41.jpgTė mėrkurėn, ka filluar faza e dytė e aksionit pėr largimin e tė gjitha kioskave tė vendosura nė sheshet publike dhe trotuare tė qytetit, tė cilat nuk kanė leje pėr shfrytėzimin e pronės komunale dhe leje pėr zhvillimin e veprimtarisė.

Ismet Syla, drejtor i Drejtorisė sė Inspekcionit nė Kuvendin e Komunės, njoftoi se me marrjen e aktvendimit pėr largimin e kioskave, disa qytetarė kanė filluar qė vet t’i largojnė ato, mirėpo tempoja e largimit tė tyre ka qenė e ngadalshme, pėr shkak tė dyshimit se a do tė largohen apo jo, prandaj Kuvendit tė Komunės i ėshtė imponuar marrja e vendimit pėr largimin e dhunshėm tė tė gjitha kioskave qė janė tė vendosura nė vendet publike pa lejen e organeve kompetente.

Drejtori Syla, ka bėrė tė ditur se nė organogramin e inspekcionit komunal janė tė evidentuara 164 kioska pa leje dhe deri mė tash janė larguar vullnetarisht shtatė sosh, kurse gjatė ditės sė mėrkurė do tė largohen dymbėdhjetė tė tjera, ndėrkohė qė aksioni do tė vazhdojė deri nė largimin e tė gjitha kioskave qė janė duke vepruar pa leje adekuate. Tė gjithė pronarėt e kioskave tė cilėt janė nė asistencė socaile, Kuvendi i Komunės do t’i ndihmojė nė transferimin e kioskave, ndėrkaq pėr pronarėt tjerė tė cilėt nuk i pėrgjigjen aksionit, do tė hapen procedura pėr kundėrvajtje dhe do t’i bartin tė gjitha shpenzimet pėr largimin e kioskave.

Drejtori i Drejtorisė sė Inspekcionit nė Kuvendin e Komunės, Ismet Syla, i fton tė gjithė pronarėt e kioskave qė tė mos i nėnshtrohen shpenzimeve tė paarsyeshme dhe t’i largojnė vet ato dhe i bėnė me dije se ata mund tė zhvillojnė veprimtarinė e vet vetėm pas marrjes sė lejes nga drejtoria gjegjėse e Kuvendit tė Komunės pėr vendosjen e kioskės dhe pėr zhvillimin normal tė veprimtarisė. Ai thotė se nė kėtė aksion nuk do tė ketė lėshime pėr askend, prandaj pronarėve tė kisokave ju mbetet qė tė gjykojnė vet se a dėshirojnė tė pagujanė shpenzime tė larta tė panevojshme e tė paarsyeshme, apo t’i largojnė vet kioskat dhe t’u ikin kėtyre shpenzimeve.

Gjithashtu, drejtori Syla njofton se Kuvendi i Komunės ka pėrgatitur vendin pėr vendosjen e 124 kioskave tė destinuara pėr veprimtari tė ndryshme, nė tė cilat pėrfituesit do tė ushtrojnė veprimtaritė e tyre.

Arsyeja e ndėrmarrjes sė kėtij aksioni, sipas drejtorit Syla, ėshtė qė mė nė fund tė realizohet dėshira e qytetarėve tė Mitrovicės, qė tė respektohet plani detaj urbanistik, qė qyteti tė ketė formėn e njė qyteti urban bashkėkohor, tė ketė lėvizje tė lirė tė qytetarėve, qė qyteti tė ketė njė pamje mė dekorative dhe njė ambient mė tė pėrshtatshėm e mė tė pastėr. (ZMP)

Postuar me datë:19-04-2006
Lajmet e fundit
Gratė e veriut tė Mitrovicės biseduan me udhėheqjen komunale
Nga njė grup serbėsh sulmohet Arsim Sylejmani nga fshati Suhodoll
Kryetari Ibrahimi kėrkon nga romėt tė mos hezitojnė por tė kthehen nė pronat e tyre
Kush hyn nė kampet e KFOR-it pa paralajmėrim rrezikon jetėn
Konkluzionet nga mbledhja e jashtėzakonshme e Kuvendit tė Komunės
 
Regjistrohu për informatorë
 
Mbështetur nga:
Dizajnuar nga ATI-KOS