Shpalljet e fundit
Njoftim pėr pėrfituesit e kioskave
Konkurs pėr ndarjen e 18 bursave pėr studentė
Fletėparaqitje pėr konkurim pėr bursė komunale pėr vitin akademik 2005/06
 
Udhėheqja komunale kėrkon njė zgjidhje tė qėndrueshme e funksionale pėr Mitrovicėn

,_43.jpgKryetari i Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi dhe zėvendėskryetarja Fatmire Berisha, kanė patur njė takim me shefen e Zyrės Suedeze nė Prishtinė, Ann – Sofie Nilsson dhe zėvendėsambasadorin suedez nė Beograd, Jan Lundin, me tė cilėt kanė biseduar pėr zhvillimet e fundit nė komunėn e Mitrovicės.

Fillimisht, kryetari Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi ka falėnderuar Qeverinė Suedeze, pėr ndihmėn qė ka dhėnė nė zbutjen e problemeve tė shumta nė komunėn e Mitrovicės dhe nė Kosovė, pėr t’i njoftuar mė pas mysafirėt suedezė me realitetin e qytetit tė Mitrovicės, qė si pasojė e funksionimit tė dy administratave, asaj legjitime qė ka dalur nga vota e lirė e popullit dhe asaj tė UNMIK-ut, por edhe funksionimit tė papenguar tė strukturave paralele joligjore serbe, ėshtė mė specifike se ai nė komunat tjera, gjė qė ka penguar pushtetin lokal nė kryerjen e obligimeve nė tėrė territorin e komunės.

Pasi qė ka folur edhe pėr objektivat e Kuvendit tė Komunės, qė janė integrimi i qytetit, kthimi i qėndrueshėm dhe krijimi i kushteve pėr lėvizje tė lirė, zhvillimi ekonomik e infrastrukturor, etj., kryetari Ibrahimi i ka njoftuar mysafirėt edhe me qėndrimet e Kuvendit tė Komunės dhe qytetarėve tė Mitrovicės, rreth propozimit tė Grupit Negociator, pėr krijimin e dy njėsive komunale nė Mitrovicė.

Kryetari Ibrahimi, u ka thėnė zyrtarėve suedezė se Kuvendi i Komunės e ka pėrkrahur reformėn e pushtetit lokal, duke kėrkuar respektimin e njejtė tė parimeve dhe kritereve pėr decentralizim nė tė gjitha komunat e Kosovės, nė mėnyrė qė tė tė kihet pėr bazė qytetari e jo kriteri i etnicitetit, pėr tė shfaqur bindjen e tij se krijimi i enklavave apo koridoreve njėetnike nuk ėshtė nė tė mirėn e komunitetit pakicė.

Poashtu, kryetari Ibrahimi, ka thėnė se qėllimi i Kuvendit tė Komunės, ėshtė qė nė kėtė proces tė arrihet njė zgjidhje e qėndrueshme funksionale, qė do tė ndikonte nė pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve, respektimin e tė drejtave tė tyre dhe ofrimin nė mes komuniteteve.

Ndėrkaq, shefja e Zyrės Suedeze nė Prishtinė, Ann – Sofie Nilsson, i ka thėnė udhėheqjes komunale se gjenden nė Mitrovicė pėr t’u njoftuar pėr sė afėrmi pėr zhvillimet e fundit nė qytet, tash kur Mitrovica ėshtė nė qendėr tė vėmendjes. Ajo ka shprehur gatishmėrinė e Qevrisė Suedeze pėr tė ndihmuar Kuvendin e Komunės rreth planifikimit dhe zhvillimit hapėsinor, si dhe nė projekte tė tjera tė ndryshme brenda territorit tė komunės. (ZMP)

 

 

 

Postuar me datë:20-04-2006
Lajmet e fundit
Gratė e veriut tė Mitrovicės biseduan me udhėheqjen komunale
Nga njė grup serbėsh sulmohet Arsim Sylejmani nga fshati Suhodoll
Kryetari Ibrahimi kėrkon nga romėt tė mos hezitojnė por tė kthehen nė pronat e tyre
Kush hyn nė kampet e KFOR-it pa paralajmėrim rrezikon jetėn
Konkluzionet nga mbledhja e jashtėzakonshme e Kuvendit tė Komunės
 
Regjistrohu për informatorë
 
Mbështetur nga:
Dizajnuar nga ATI-KOS