Ėshtė inauguruar nė mėnyrė solemne salla e renovuar e Kuvendit tė Komunės, renovimi i sė cilės ėshtė bėrė me mjete nga tė hyrat vetanake tė Kuvendit tė Komunės. Inaugurimin solemn e ka bėrė kryetari i Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi, para se tė fillojė mbledhja e jashtėzakonshme e Kuvendit tė Komunės, nė tė cilėn ėshtė shqyrtuar gjendja aktuale nė komunė dhe projekti i Ekipit Negociator pėr zgjidhjen e problemit tė Mitrovicės.
Renovimi i sallės, e cila tani ka njė pamje tė bukur dhe ofron kushte tė mira pėr punė normale tė anėtarėve tė Kuvendit tė Komunės, ka kushtuar 54 mijė euro, kurse punimet i ka kryer ashtu si duhet ndėrmarrja Kastrioti nga Mitrovica.
Sallės sė renovuar, e cila ka 82 ulėse, i ėshtė shtuar edhe aneksi pėr pėrkthim simultan tė diskutimeve qė do tė zhvillohen nė gjuhė tė ndryshme nė mbledhjet e Kuvendit tė Komunės. Pritet qė sė shpejti tė arrijnė edhe pasijet pėr pėrkthim simultan qė i ka siguruar Asociacioni i Komunave tė Kosovės, pėrmes donacioneev nga jashtė. (ZMP)
|