Shpalljet e fundit
Njoftim pėr pėrfituesit e kioskave
Konkurs pėr ndarjen e 18 bursave pėr studentė
Fletėparaqitje pėr konkurim pėr bursė komunale pėr vitin akademik 2005/06
 
Kuvendi i Komunės mbajti mbledhjen e jashtėzakonshme

Kuvendi i Komunės, ka mbajtur tė enjten mbledhje tė jashtėzakonshme, me njė pikė tė vetme tė rendit tė ditės, ku ėshtė diskutuar gjendja politike dhe e sigurisė, me theks tė posaēėm proceset aktuale politike nė komunė.

Kryetari i Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi, fillimisht ka thėnė se pėr shkak tė funksionimit tė dy administratave, pushteti lokal, nuk ka mundur t’i ushtrojė kompetencat nė tėrė territorin e saj.

“Objektivat e Kuvendit tė Komunės janė integrimi i qytetit dhe kthimi i qėndrueshėm. Ne e pėrkrahim reformimin e pushtetit lokal, por duhet tė respektohen parimet themelore, duhet tė ruhet tėrėsia territoriale, tė zhduken strukturat paralele, tė mundėsohet lėvizja e lirė e qytetarėve”, ka thėnė Ibrahimi.

Ai ėshtė shprehur se Kuvendi i Komunės, ėshtė pėr bashkėjetesė, por jo pėr njė reformė tė pushtetit lokal qė bazohet nė kriterin e etnicitetit, pra duhet tė respektohen parimet themelore pėr unifikimin e qytetit.

“Ky kuvend ėshtė nė gjendje qė pėr 24 orė t’i lirojė pronat e serbėve nė jug, nėse kėrkohet, duke treguar kėshtu vullnet tė mirė pėr integrimin e qytetarėve”, tha Ibrahimi.

Ahmet Tmava, shef i grupit parlamentar tė PDK-sė, duke marrė fjalėn nė mbledhje ka thėnė se nė bazė tė regjistrimit tė vitit 1981 mbi 2/3 e popullėsisė kanė qenė shqiptarė kurse pjesa tjetėr tė tjerė.

“U pėrgatitėn skenare tė ndryshme nė Beograd pėr dezintegrimin, spastrimin etnik tė pjesėve tė ndryshme tė Mitrovicės. U formua komuna e Zubin Potokut (i ndahet Mitrovicės) e pastaj ajo e Zveēanit. Sipas shėnimeve qė kanė mundur mblidhen, nga pjesa veriore tė qytetit  janė dėbuar dhunshėm 2532 bashkėsi familjare me afėr 12 mijė banorė, duke mos llogaritur kėtu fshatrat Suhadoll, Gushavc, Vinarc dhe Vidimriq”, ka thėnė Tmava.

Sipas tij, gjatė luftės dhe pas saj nė pjesėn veriore tė qytetit janė djegur mbi 500 shtėpi, kurse mbi 600 prona tė tjera (shtėpi, banesa), janė okupuar nga serbėt, nė tė cilat ata jetojnė aktualisht.

“E gjithė kjo tregon se pjesa veriore e Mitrovicės nuk ėshtė serbe, ashtu sikur nuk ėshtė edhe pjesa jugore shqiptare sepse edhe kėtu ka prona dhe jetojnė familje serbe, si be fjala nė Frashėr familje serbe, pastaj jetojnė boshnjakėt, ashkalinjtė, turqit, romėt, etj. Ėshtė tjetėr qė serbėt pėr qėllime dhe motive politike nuk kthehen pėr tė jetuar nė Frashėr dhe pronat tjera sepse kėshtu dėshirojnė tė tregojnė se kinse nuk kanė siguri dhe kushte pėr tė jetuar nė pjesėn jugore tė qytetit”, tha Tmava.

Bektesh Vidishiqi, kėshilltar nė Kuvendin e Komunės, tha nė fillim se zgjidhja e problemeve tė Mitrovicės duhet tė bėhet nė frymėn e normalizimit tė jetės nė komunė. “Kuvendi i Komunės vazhdimisht ka punuar nė kėtė drejtim, ka bėrė pėrpjekje qė tė krijojė kushte dhe tė inkurajojė tė gjithė qytetarėt qė jetojnė nė komunė pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre etnike, qė t’i relaskojnė raportet nė mes tyre. Pėrkundės kėsaj projektet e serbėve vazhdimisht kanė qenė tė kundėrta me pėrpjekjet e Kuvendit tė Komunės. Ata kanė bėrė ēmos qė tė tensionojnė situatėn dhe kanė refuzuar thirrjet pėr jetė tė pėrbashkėt me shqiptarėt, duke  projektuar strategji tė ndryshme pėr ndarjen e qytetit. Madje ata nuk i kanė ndalur krimet shqiptarėve as pas pėrfundimit tė luftės”, tha Vidishiqi.

Vidishiqi ka kritikuar edhe UNMIK-un pėr tė cilin tha se nuk ėshtė angazhuar sa duhet dhe seriozisht pėr integrimin e qytetit.

“Sa i pėrket propozimit tė Ekipit Negociator pėr zgjidhjen e problemit tė Mitrovicės, atij i mungojnė shumė tė dhėna dhe se ky propozim ka shkaktuar njė shqetėsim tė madh tek qytetarėt. Nuk ėshtė nė rregull qė dikush tė propozojė njė projekt e pėr tė tė mos pyetet popullata e as udhėheqja dhe institucionet legjitime tė pushtetit lokal”, tha Vidishiqi.

Ai tha se mitrovicasit nuk i kanė kontribuar ndarjes sė qytetit, prandaj edhe zgjidhja e problemit tė qytetit, nuk guxon tė bie nė kurriz tė tyre, pra tė shqiptarėve.

“Zgjidhja e propozuar i dėmton rėndė interesat e qytetarėve tė Mitrovicės. Ēdo nismė lidhur me reformimin e pushtetit lokal, duhet tė ketė si qėllim ofrimin e pushtetit tė tė gjithė qytetarėve, por jo mbi baza tė ndarjes etnike. Nuk do tė duhet tė lejohet qė tani Mitrovica tė nxirret si temė e veēantė ėn bisedime sepse pastaj kompromisi do tė jetė i dhembshėm”, tha ndėr tė tjera Bektesh Vidishiqi.

Shefi i grupit tė kėshilltarėve tė LDK-sė, nė Kuvendin e Komunės, Mehdi Jonuzi, tha se kėshilltarėt e Kuvendit tė Komunės ua kanė borxh qytetarėve qė tė ballafaqohen me kėto sfida dhe tė bėjne pėrpjekje pėr zgjidhjen e problemeve qė ata i preokupojnė dhe nė frymėn qė kėrkojnė.

“Ne duhet t’ua pėrkujtojmė tė gjithėve se qytetarėt e Mitrovicės kanė dhėnė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr tė patur njė Mitrovicė unike, pėr tė patur paqe, qetėsi dhe siguri. Ata nė vepėr kanė treguar se janė pėr barazi tė plotė tė tė gjithė qytetarėve dhe komuniteteve, se janė pėr tė jetuar secili nė pronėn e vet”, tha Jonuzi.

Ai nė vazhdim tha se UNMIK-u ka bėrė padrejtėsi kur nuk i ka lejuar shqiptarėt tė kthehen nė pronat e tyre nė lagjet veriore ku kapitali i tyre atje ishte rreth 75 pėrēind.

“Mirėpo, pa marrė parasysh se ēka ka ndodhur mendojė se qyteti duhet tė integrohet dhe kjo mė sė miri mund tė bėhet me angazhimin mė tė madh tė UNMIK-ut, qė nė abshkėpunim me pushtetin lokal legjitim tė realizojė projekte tė ndryshme ekonomike, zhvillimore, tė infrastrukturės, etj., sepse kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr krijimin e kushteve pėr integrimin e plotė tė qytetit. Qytetarėt kanė treguar se kur ėshtė fjala pėr zgjidhjen e kėtyre problemeve, qė i preokupojnė njėsojė pjestarėt e tė gjitha komuniteteve, mund tė bashkėpunojnė pa asnjė problem”, tha Jonuzi.

Ndėrkaq, kėshilltari nė Kuvendin e Komunės, Bajram Mustafa, tha se gjatė kėtyre viteve Mitrovica ėshtė lėnė anash pa mbėshtetje dhe ndihmė. “Serbėt nga vise tė ndryshme u koncentruan nė pjesėn veriore, kurse komunat tjera nuk ndihmuan sa duhet nė kthimin e tyre nė komunat  etyre, gjė qė do tė krijonte kushte pėr kthimin e shqiptarėve nė veri. Ekipit Negociator nė propozimin pėr Mitrovicėn nuk e ka konsultuar as udjėheqjen e as Kuvendin e Komunės, por ne duhet tė japim vėrejtjet tona, sepse jemi pėrfaėsues legjitim tė qytetarėve”, tha Mustafa.

Administratori komunal i UNMIK-ut nė Mitrovicė, Juozas Kazllas, tha, se ėshtė  befasuar me faktin qė Grupi Negociator nuk ka pasur asnjė llojė bashkėpunimi me kryetarin e komunės, lidhur me projektin pėr Mitrovicėn. Sidoqoftė ai ka mbrojtur Udhėzimin administrativ 2002/26 ,me tė cilin ėshtė shpallur administrimi i pjesės veriore, e qė ishte nė shenjestėr tė shumė kėshiltarėve, si strategji e ndarjės sė qytetit. 

Kazllas, ju tha kuvendarėve se me kėtė urdhresė adminstrative, UNMIK-u e ka marrė pushtetin jo nga Prishtina po nga Beogradi. “Nė veri tė Mitrovicės ka pasė progres, pasi qė stafi komunal i pjesės veriore bashkėpunon me Prishtinėn dhe komunėn”, tha Kazllas.

Ai bėri tė ditur se e ka njohtuar PSSP-nė se nė pjesėn veriore janė mbi 500 shtėpi tė djegura e rreth 850 shtėpi e banesa tė uzurpuara qė jetojnė serbėt nga pjesėt e ndryshme tė Kosovės. (ZMP)

Postuar me datë:20-04-2006
Lajmet e fundit
Gratė e veriut tė Mitrovicės biseduan me udhėheqjen komunale
Nga njė grup serbėsh sulmohet Arsim Sylejmani nga fshati Suhodoll
Kryetari Ibrahimi kėrkon nga romėt tė mos hezitojnė por tė kthehen nė pronat e tyre
Kush hyn nė kampet e KFOR-it pa paralajmėrim rrezikon jetėn
Konkluzionet nga mbledhja e jashtėzakonshme e Kuvendit tė Komunės
 
Regjistrohu për informatorë
 
Mbështetur nga:
Dizajnuar nga ATI-KOS