Njėsia Vepruese Shumėkombėshe Veri e KFOR-it, pėrmes njė komunikate tė lėshuar pėr media, ua ka tėrhequr ashpėr vėrejtjen tė gjithė qytetarėve qė tė mos hyjnė tė paautorizuar nė asnjė kamp tė ushtarėve tė KFOR-it, sepse e rrezikojnė seriozisht jetėn e tyre.
Zėdhėnėsi i NJVSHV-sė, togeri Damien Roubaud, ka njoftuar se nė mbrėmjen e sė martės, tre djemė tė rinjė janė kapur nga KFOR-i nė kampin e Batalionit Francez dhe i janė dorėzuar menjėherė SHPK-sė.
Ata persona janė ende gjallė duke iu falenderuar profesionalizmit tė ushtarėve tonė. Sikurse nė muajin shkurt, Njėsia Vepruese ShumėkombėsheVeri ia tėrheq vėrejten pėr herė tė dytė popullatės, se secili qė hyn nė ndonjė kamp tė KFOR-it pa autorizim e vėnė jetėn e tij seriozisht nė rrezik. Sipas rezolutės 1244 tė KB, hyrja nė kazerma tė KFOR-it ėshtė e rregulluar me rregulla strikte, ka thėnė togeri Roubaud. (ZMP)
|