KUVENDI I KOMUNĖS SĖ MITROVICĖS
Nr. 01/06-09/1 dt. 20.04.2006
Mitrovicė
Kuvendi i Komunės nė mbledhjen e jashtėzakonshme tė mbajtur mė dt. 20.04.2006 me tė vetmen pikė tė rendit tė ditės - Gjendja politike dhe e sigurisė nė Komunė me vėshtrim tė veēantė nė proceset politike dhe detyrat e Kuvendit tė Komunės nė integrimin e qytetit, pas njė diskutimi tė gjithanshėm miraton kėto:
KONKLUZIONE
- Kuvendi i Komunės mbėshtetė dhe pėrkrah tė gjitha Institucionet vendore dhe ndėrkombėtare qė organizimi, pėrkatėsisht reforma e pushtetit lokal, tė jetė nė funksion tė qytetarit pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike, fetare etj.
- Kuvendi i Komunės e mbėshtetė nė tėrėsi Platformėn dhe parimet themelore tė shqyrtimit tė ēėshtjeve qė lidhen me reformėn nė pushtetin lokal, Platformė kjo e pėrkrahur dhe miratuar nė Kuvendin e Kosovės.
- Kuvendi i Komunės ka marrė nė dijeni (nga mjetet e informimit) Ofertėn e Grupit Negociator pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Mitrovicės dhe me keqardhje konstaton se nuk ka pasur konsultime paraprake me udhėheqjen komunale.
- Kuvendi i Komunės shpreh gatishmėri qė tė jep kontributin maksimal pėr gjetjen e zgjidhjeve tė cilat bazohen nė kriteret e dhėna mė poshtė.
- Kuvendi i Komunės do tė pėrkrahė ēdo zgjidhje e cila do ta ruaj integritetin e qytetit tė Mitrovicės dhe tėrėsinė territoriale tė Komunės nė pėrgjithėsi.
- Pėr Kuvendin e Komunės sė Mitrovicės ėshtė e papranueshme ēdo nismė e zgjidhjeve qė merr pėr bazė gjendjen e krijuar me gjenocid dhe spastrim etnik, gjatė dhe pas luftės.
- Ēdo forme tė propozuar pėr reformimin e pushtetit lokal duhet ti paraprijė kthimi i tė gjithėve nė pronat dhe shtėpitė e veta si dhe mundėsia e posedimit me to.
- Ēdo vendim qė bie ndesh me parimet e cekura mė lartė ėshtė i papranueshėm pėr Kuvendin e Komunės dhe pėr qytetarėt e Mitrovicės.
- Kuvendi i Komunės konsideron se qytetarėt e Mitrovicės, tė pėrkatėsisė joserbe me asgjė dhe nė asnjė mėnyrė nuk i kanė kontribuar krijimit tė problemit tė Mitrovicės, andaj edhe nuk do tė lejojnė qė format e zgjidhjes sė problemit tė bien nė kurriz tė tyre.
- Kuvendi i Komunės ėshtė angazhuar dhe angazhohet pėr realizimin e tė drejtės tė tė gjithė qytetarėve pėr tiu qasur pronės pa kushtėzime. Nė raste tė shprehjes sė vullnetit pėr kthim Kuvendi i Komunės kėtė do ta mundėsojė menjėherė.
- Kuvendi i Komunės, pėr shkak tė specifikave qė i ka Mitrovica, kėrkon nga organet qendrore tė shtetit trajtim tė veēantė pėr zhvillim ekonomik, tė cilin e vlerėson faktor shumė tė rėndėsishėm pėr integrim tė qytetit.
- Kuvendi i Komunės merr pėr obligim qė tė krijojė kushte qė pėr njė kohė sa mė tė shkurtėr tė bėjė kthimin e tė gjithė qytetarėve nė pronat e veta pėr ēka kėrkon mbėshtetje nga tė gjitha institucionet tjera relevante.
Me kėto konkluzione tė njoftohet Presidenti i Kosovės, Kuvendi i Kosovės, Qeveria e Kosovės, Grupi Negociator dhe Mjetet e informimit.
Mitrovicė Kryetari i Kuvendit
2006 Mr.sc. Mursel IBRAHIMI
|