Kryetari i Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi dhe zėvendėskryetarja Fatmire Berisha, kanė patur takim me njė grup femrash, banore tė pjesės veriore tė qytetit, me tė cilat ka biseduar pėr problemet me tė cilat ato po ballafaqohen dhe mundėsitė pėr tė ndihmuar familjet qė jetojnė nė atė pjesė tė qytetit.
Banoret e lagjeve veriore tė qytetit, pasi qė e kanė njoftuar udhėheqjen komunale me vėshtirėsit dhe problemet e shumta, tė cilat po ua rėndojnė jetėn familjeve tė tyre, kanė kėrkuar pėrkrahje dhe ndihmė nga Kuvendi i Komunės, nė mėnyrė qė tė vazhdojnė tė jetojnė nė pronat e tyre.
Ato kanė theksuar se ėshtė e domosdoshme qė Kuvendi i Komunės, por edhe institucionet tjera tė vendit, tė angazhohen mė fuqishėm pėr tė ndihmuar familjet qė banojnė nė veri tė qytetit, duke gjetur mundėsi dhe mjete pėr sigurimin e gjėrave elementare pėr jetė, mbulimin e shpenzimeve tė qirasė, rrymės, etj., duke shprehur njėkohėsisht gatishmėrinė e tyre qė edhe mėtutje tė vazhdojnė tė qėndrojnė dhe jetojnė nė shtėpitė e tyre, nė lagjet veriore.
Kryetari i Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi, i ka njoftuar banoret e veriut tė Mitrovicės, me zhvillimet e fundit nė komunė, duke thėnė se Kuvendi i Komunės, ka miratuar disa konkluza, me anė tė tė cilave ka kėrkuar nga institucionet mė tė larta tė vendit qė tė mirren mė shumė parasysh problemet me tė cilat po ballafaqohen qytetarėt e Mitrovicės dhe qė tė mos bėhet decentralizimi, pa u kthyer tė gjithė qytetarėt e zhvendosuri nė pronat e tyre, kudo qofshin ato, qė tė krijohen kushte edhe mė tė mira pėr lėvzije dhe qarkullim tė lirė, etj.
Poashtu, kryetari Ibrahimi u ka thėnė banoreve tė veriut tė Mitrovicės se Kuvendi i Komunės, do tė shiqoj tė gjitha mundėsitė pėr ti ndihmuar ato, megjithė mundėsitė e vogla buxhetore qė ka komuna, por duke shtuar se do tė kėrkojė ndihmė edhe nga institcionet mė tė larta tė vendit, nė mėnyrė qė familjeve qė jetojnė nė veri tė qytetit, tiu bėhet e mundur qėndrimi nė pronat e tyre dhe qė atje tė kenė njė jetė sadopak normale e tė pabrenga, gjė e cila do tė ndikonte qė tė mos ketė zhvendosje pėr nė pjesėn jugore tė qytetit. (ZMP)
|