Shpalljet e fundit
Njoftim pėr pėrfituesit e kioskave
Konkurs pėr ndarjen e 18 bursave pėr studentė
Fletėparaqitje pėr konkurim pėr bursė komunale pėr vitin akademik 2005/06
 
Shqiptarėt dhe serbėt e Frashėrit biseduan me udhėheqjen komunale

Kryetari i Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi dhe zėvendėskryetarja Fatmire Berisha, kanė patur njė takim me njė grup pėrfaqėsuesish shqiptarė dhe serbė tė fshatit Frashėr, kryesuar nga Rrahman Hasani dhe Vojisllav Joviq, me tė cilėt kanė biseduar pėr zgjidhjen e disa problemeve me tė cilat po ballafaqohen banorėt e kėtij fshati.

Pėrfaqėsuesit e banorėve tė fshatit Frashėr, kanė kėrkuar nga udhėheqja komunale qė t’i ndihmojė pėr rregullimin e infrastrukturės nė fshat, duke paraqitur si prioritet ndėrtimin e rrugės qė lidh lagjet brenda fshatit, nė njė gjatėsi prej njė kilometri e gjysmė, e cila siē thanė ata ėshtė dėmtuar shumė dhe nė kushte tė pėrkeqėsuara atmosferike bėhet plotėsisht e pakalueshme.

Pėrfaqėsuesit e fshatit Frashėr, i thanė udhėheqjes komunale se poqėse realizohet projekti i rregullimit tė infrastrukturės, atėherė janė disa biznesmenė qė kanė shprehur gatishmėrinė pėr tė ndėrtuar aty njė fabrikė tė prodhimeve vendore, nė tė cilin do tė punėsoheshin mbi 100 tė rinjė nga radhėt e tė dyja komuniteteve.

Nė bisedė me udhėheqjen komunale, pėrfaqėsuesit e Frashėrit shtruan edhe kėrkesėn pėr t’i ndihmuar disa familje me gjendje tė rėndė ekonomike nė realizimin e tė mbjellave pranverore.

Kryetari i Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi, i ka thėnė pėrfaqėsuesve tė banorėve tė fshatit Frashėr se udhėheqja komunale do tė bėjė pėrpjekje pėr gjetjen e mundėsive pėr t’i realizuar kėrkesat e tyre, duke i inkurajuar dhe kėrkuar njėkohėsisht nga ata qė tė bashkėpunojnė nė mes vete dhe qė raportet ndėrfqinjėsore t’i relaksojnė vazhdimisht. (ZMP)

Postuar me datë:03-05-2006
Lajmet e fundit
Rregullorja pėr ngarkesa, gjoba, tarifa dhe leje
NJOFTIM
Ministri Salihaj vizitoi Kuvendin e Komunės
Filloi parkimi i automjeteve nė pjesėt e gjera tė rrugėve
Plaēkitje e armatosur nė Zveēan, plagosen dy persona
 
Regjistrohu për informatorë
 
Mbështetur nga:
Dizajnuar nga ATI-KOS