Me pjesėmarrjen e rreth 500 artdashėsve tė rinj, tė enjtėn Nė Qendrėn e Kulturės Rexhep Mitrovica nė Mitrovicė, ka filluar Festivali i Dramės sė Fėmijėve, i cili do tė zgjasė dy ditė, ku do tė garojnė gjashtė grupe teatrore tė shkollave fillore tė Mitrovicės.
Festivalin e shpalli tė hapur shefi i Sektorit pėr Kulturė tė Kuvendit tė Komunės sė Mitrovicės, Sabit Idrizi, i cili duke i pėrshėndetur tė pranishmit dhe sidomos trupat pjesėmarrėse nė garim, shprehu bindjen e tij se vetėm nė kėtė mėnyrė dhe me punė tė pėrbashkėt, mund tė bėhen punė tė mira dhe tė ndershme tė kulturės. Sot e nesėr jemi kėtu sė bashku, nė kėtė fidanishte tė kulturės, nga e cila shpresojmė tė dalin aktore e aktorė tė mėdhenjė. Nė emėr tė kėsaj shprese grupeve dramatike tė shkollave pjesėmarrėse nė festival u dėshirojė suksese e punė tė mbarė, tha ndėr tė tjera Idrizi.
Kuvendi i Komunės, pėrkatėsisht Drejtoria pėr Kulturė, Rini dhe Sport, organzimin e Festivalit tė sivjem tė Dramės sė Fėmijėve, ia ka besuar Teatrit tė qytetit Sandėr Prosi, i cili kishte treguar angazhim dhe pėrkushtim maksimal pėr realizimin e kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme kulturore.
Nė ditėn e parė tė festivalit u paraqitėn nxėnėsit e shkollės fillore Ismail Qemajli me dramėn Lypėsi Memec, tė Avdullah Shabanit me dramėn Buzėqeshjadhe nxėnėsit e shkollės fillore Skenderbeu me dramėn Lulet e lirisė.
Drama Lypėsi Memec, e autorit Zymber Kelmendi nė regji tė Hatixhe Mulliqit e skenografi tė Dren Malajt, zgjoi interesim tė madh tek shikuesit e vegjėl qė kishin mbushur pėrplotė sallėn. Tema e trajtuar nė kėtė dramė ishte dukuria negative dhe e shėmtuar e angazhimit tė fėmijėve nė punė dhe aktivitete tjera negative pėr pėrfitime materiale, ndėrkohė qė prindėrit jetojnė nė kurriz tė tyre e madje duke i keqpėrdorė nė mėnyrėn mė vulgare mjetet e krijuara nga fėmijėt e tyre. Rolin e fėmiut qė nga prindi i tij detyrohet tė punojė dhe lyp, me shumė sukses e luajti Fisnik Zeneli. U dalluan edhe Agnesa Leku e Egzon Meha nė rolin e prindėrve.
Juria profesionale e pėrbėrė nga Selman Jusufi, aktor i Teatrit Kombėtar nė Prishtinė, Agim Selimi, regjisor i Teatrit Kombėtarė nė Prishtinė dhe Ēamėri Ceraja, aktore shumėvjeēare e Teatrit tė Qytetit Sandėr Prosi nė Mitrovicė, i pėrcolli me vėmendje shfaqjet e ditės sė parė tė festivalit, ndėrkohė qė festivali do tė vazhdojė edhe tė premtėn, ku do tė garojnė shkolla fillore Isuf Rexha me dramėn Macja kureshtare, Nonda Bulka me dramėn Mosha e Bardhė dhe shkolla fillore Migjeni me dramėn Hirushja.
Shkolla, pėrkatėsisht grupi teatror i cili do tė shpėrblehet me vendin e parė, do ti pėrfaqėsojė shkollat e Mitrovicės nė Festivalin Regjional tė Dramės sė Fėmijėve, i cili mbahet mė 13, 14 dhe 15 qershor 2005 nė Skenderaj. (ZMP)
|